Buke e thare misri (Galet) me krem thjerzash
Nje antipaste sfizioze per festat e fundvitit dhe mbi te gjitha nje antipast per riciklimin e thjerzave.
200 gr thjerza te zjera
3 kokrra karafil
Rosmarin e fresket
gjysem garuzhe leng vegjetal
gjysem qepe
50 gr pançet e tymosur ose proshut spek
krip dhe piper i zi
vaj ulliri
1 gote vere e bardh ose e kuqe per shuarje
15 krostini (buke te thata)me miser
domate te vogla per dekorim
Se pari vendosim thjerzat te ziejne ne uje te nxehte per 40minuta por mund ti keni dhe te gateshme ose ato te riciklimin nese na kane tepruar nga nje pergatitja e nje pjate tjeter
Ne nje tigan qe nuk ngjite kavardisim qepen e grire imet me pak vaj ulliri ne zjarre te avashet.Shtojme karafilin.Presim ne shirita pançeten ose spekun dhe e shtojm ne tiganin ku po skuqim qepen.Kavardisem akoma per disa minuta te tjera dhe shtojm thjerzat e zjera nderkohe.I lem disa minuta te marin aromen e produkteve te tjera duke i perzier her pas here dhe i shuajm me vere.Kur vera te ket avulluar shtojm 1 garuzhe me leng vegjetal dhe i lem te ziej deri sa te ket avulluar komplet lengu.I heqim nga zjarri dhe i grijm ne mikser me pak vaj ulliri,rosmarine e fresket krip dhe piper deri sa kompostoja te kete aritur konsistencen e nje kremi.Me kete krem lyejm persiper buken e thare te misrit.E dekorojm sipas deshires por mua me pelqeu me shum kontrasti i kuq i domateve te vogla.Por mund te perdorni rosmarin ose disa kokra thjerrza te ziera qe mund ti lem menjan pas zierjes.
Ju Befte mire 🙂