Qofte me Cironka
PERBERSIT:
500 gr cironka te fresketa
50 gr djathe parmigiano i grire
2 luge kaperi
1 spec djeges i fresket
tul i dy fetave buk
4 thepinje hurdher
1 tuf e vogel majdanoz
1 koker veze
galet
krip
vaj kikiriku per skuqje
pak qumesht.
PERGATITJA:
Vendosni tuline bukes ne pak qumesht te zbutet.Kur te jete gati shtrydheni dhe shkermoqeni.Pastroni Cironkat nga koka dhe bishti dhe nga shiriti i halave.Grijini ne mikser bashk me hurdherat,kaperin,djathin parmigiano,specin djegs dhe majdanozin.Grijini mire deri sa masa te jete e lidhur.Hidheni ne nje ene dhe shtoni pak kripe dhe tulin e bukes.Punojeni mire me duar dhe formoni me te topa te vegjel.Rrihni nje veze nderkohe vendosni vajin te nxehet.Kaloni qoftet ne veze pastaj ne galet duke i ngjeshur fort me duar qe te lyen gjithandej.Skuqini ne vajin e bollshem dhe te nxehte.
Sherbejini te nxehta ne nje shtrat me rukola,limon dhe ullinje te zinje.
Ju befte mire 🙂