Vezë të mbushura me ton.
Pashkët nuk konceptohen dot pa vezët e mbushura,sot një tjetër version i tyre.
PERBERSIT:
6 – Vezë
2 kuti ton nën vaj ulliri
3 lugë kaperi
2 fileto cironke nën vaj
kripë dhe piper i zi
2 lugë majonez
1 lugë mustard
disa gjethe majdanozë
PERGATITJA:
Zieni vezët dhe lërini të ftohen. Qërojini dhe ndajini në mes duke pasur shumë kujdes qe forma mos te prishet. Hiqni të verdhën nga e bardha dhe ruajeni mënjanë
Ndërkohe kulloni tonin nga vaji dhe vendoseni në mikser, bashkë me kaperin, filetot e cironkave, të verdhat e vezëve, majonezin, mustardën pak kripë dhe piper të zi dhe gjethet e majdanozit. Grijini derisa përbërsit të behen krem. Mbushni me këtë përgatitje pjesën e bardhë të vezëve dhe sherbejini mënjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂