Vetit e Bananes
Banania ndihmon në zgjidhjen ose parandalimin e një numri sëmundjesh dhe problemesh në qoftë se ai bëhet ushqimi juaj ne dietën e përditshme.Ja disa prej tyre.
Depresioni
Sipas një studimi të kohëve të fundit nga MIND në mesin e njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë pasi konsumojne një banane ndjehen më mirë. Kjo është për shkak se bananet permbajne tryptophan, nje lloj proteine që trupi e konverton në serotonin, një substancë që ju lejon per tu çlodhur, qe përmirëson humorin dhe qe në përgjithësi te ndjeheni të lumtur.
-Gjaku
Ky frut unik tropikal eshte shume i pasur me kalium dhe permban pak natrium duke e bere ate te persosur per presionin e gjakut. Organizata Food and Drug Administration ka lejuar qe e gjithe industria e bananes te reklamoje zyrtarisht aftesine qe ka ky frut per te reduktuar rrezikun e tensionit të lartë dhe iktusin.
-Potenciali i trurit
200 Nxënësit e shkollës Twickenham (Middlesex) janë ndihmuar gjatë studimeve të tyre duke konsumuar banane për mëngjes, drekë dhe gjatë pushimeve, në mënyrë që të rrisin potencialin e trurit të tyre. Hulumtuesit kanë treguar se ky frut është i pasur me kalium e mund te ndihmoje duke i bërë nxënësit më të vëmendshëm.
-Kapsllëku
Bananet janë të pasura me fibra dietike dhe perfshirja e tyre ne perdorimin e perditshem ndihmon zorren per aktivitetet e saj në baza të rregullta, duke kapërcyer problemin e kapsllëkut me ate të laksativeve.
-Urthi
Bananet kane nje efekt natyror antacid në trup, kështu nëse ju vuani nga urthi përpiquni te hani një banane për qetësim.
-Nervat
Bananet përmbajë një sasi të madhe të grupit B, vitamina të cilat ndihmojnë ne qetësimin e sistemit nervor. Mbipeshë dhe stres ne punë? Studimet e kryera nga instituti i Psikologjisë në Austri, tregojne se presioni i punës çon në rritjen e ushqimeve si çokollatat dhe patate te skuqura. Duke analizuar 5000 pacientë në spital, studiuesit konstatuan se ishin më të trashë ata që kishin një punë shumë te vështirë. Raporti i tyre arriti në përfundimin se, për të shmangur urine e shkaktuar nga stresi, duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak duke futur ushqime të pasura me karbohidrate çdo dy orë për të mbajtur këto nivele të qëndrueshme.
-Ulcra
Banane është përdorur si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak se ajo është e butë dhe e lehte.Frut qe mund te hahet pa probleme në rastet e sëmundjeve kronike.Gjithashtu neutralizon aciditetin e larte ne stomak.
-Temperatura
Në shumë kultura, banania është një pemë qe konsiderohet “pije freskuese” e cila eshte e afte të zvogëlojë temperaturën fizike dhe emocionale ne nënat e ardhshme. Në Tailandë, për shembull, gratë shtatzëna hanë banane për t’u siguruar se fëmijët e tyre te lindin me një temperaturë të ftohtë.
-Duhani
Bananet gjithashtu mund të ndihmojë njerëzit të cilët duan të lënë duhanin. Vitamina B6 dhe B12 qe ato përmbajnë, si kalium dhe magnez ndihmojnë trupin per të kapërcyer pasojat e privimit te nikotinës.
-Stresi
Kaliumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e rrahjeve te zemres, dërgimin e oksigjenit në tru që rregullon bilancin e lengjeve ne trup. Kur ne jemi nën stres, rritet metabolizmi jone dhe ulet niveli i kaliumit .Ky nivel mund të ribalancohet me banane të cilat janë të pasura me kalium. Sipas hulumtimeve nga New England Journal of Medicine, ngrënia e nje banane çdo ditë mund të zvogëlojë 40% rrezikun për të vdekur nga iktusi.
Per kete shkak banania është në të vërtetë një ilaç natyral kundër shumë sëmundjeve. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka katër herë me shume proteina, karbohidrate dy herë me shume , tri herë me shume fosfor, pesë herë më shumë vitamina dhe hekur, eshte gjithashtu e pasur në kalium dhe është një nga ushqimet më të vlefshme per te gjithe. Pra, ndoshta është koha për të ndryshuar shprehjen e njohur duke thënë se “një banane në ditë mban mjekun larg!
info: wikipedia