Valentine Cake – Tortë çokollate me lajthi dhe arrë kokosi
Nuk ka se si mos të fillonte muaji shkurt muaji i dashuris me një tortë kaq afrozodiake. E mbushur plot me çokollatë një ekplozim shijesh dhe përbërjesh. Shpresoj ta realizoni ashtu siç duhet për të kuptuar më mirë cfarë po them.
Për një tavë 26-28 cm
6 vezë temperaturë ambjenti
100 gr. sheqer
50 gr. gjalpë
120 gr. miell 00
50 gr. miell arre kokosi
4 lugë kakao
100 ml. pana lëngë
250 gr. çokollatë e zezë
1 pako pluhur ëmbëlsirash
100 gr. lajthia të qëruara
pakëz vanilje
pakëz kripë
Për mbulesën e sipërme
250 gr. pana të freskët
150 gr. pana vegjetale për tu formuar. (Tipit hopla të ftohur mirë në frigoriferë)
250 gr. çokollatë të zezë.
2 lugë qumësht
Çokollatën e copëtuar përzijeni me gjalpin dhe pana-n dhe vendoseni të shkrihet gjithmonë duke e përzierë derisa masa të bëhet lisho dhe e shkrifët. Lëreni mënjanë të ftohet.
Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe të bardhat me ndihmën e pakëz kripe formojini në shkumë. Shtoni dhe sheqerin pak nga pak gjithmonë duke i rrahur derisa masa të bëhet kompakte.
Shtoni një nga nje dhe të verdhat e vezëve gjithmonë duke i rrahur me përzierësin elektrikë.
Përzieni miellin me pluhurin pjekës, kakaon dhe vaniljen pluhur dhe shtojeni duke situr te masa me vezë.
Përzijeni me delikates nga lartë poshtë që mos i ulni ajrin dhe shfryni masën me vezë. Vazhdoni kështu derisa ta keni përzjerë të githë miellin.
Në fund bashkoni dhe çokollatën e shkrirë, miellin e arrës së kokosit dhe lajthitë. Kini parasysh mos ta përzjeni fortë dhe me shumë seç duhet pasi pandispanja ju del e fortë dhe e ulët.
Lyeni një tavë pjekje me pak gjalpë dhe pluhërosni me miell. Shkundeni tepricën e miellit dhe derdheni në të brumin.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°c për 30-35 minuta, bëni dhe provën e shkopit për të parë nëse ai del i pastër nga torta.
Fikeni sobën dhe lëreni të ftohet plotësishtë jashtë furrës pandispanja.
Ndërkohë përgatisni kremin që do të veshi tortën sipër.
Vendosni pana-n e lëngëshme të nxehet por mos e lini të marrë val, sapo është nxehur mjaftueshëm, shtoni çokollatën e copëtuar. Largojeni nga zjarri dhe përzijeni mirë derisa çokollata të shkrijë, të bëhet lisho dhe e shëndritëshme. Vendoseni enën në një banjomari të ftohtë me akull dhe ujë dhe me rrahësin elektrikë përzijeni mirë e mirë derisa të ftohet komplet dhe të bëhet gati shkumoze.
Vendoseni në frigorifet të pushojë për 40 minuta.
Tani rriheni panën vegjetale derisa të formohet në shkumë.
Nxirrni ganache e çokollatës nga frigoriferi dhe rriheni përsëri me rrahësin elektrikë për të krijuar sa më shumë ajër dhe një mas më të lehte.
Bashkoni pak nga pak me të dhe pana-n vegjetale dhe përzijeni me delikas këtë rradh me një spatul kuzhine.
Vendosni në frigorifer te fresku të pushoj paksa që të jetë dhe më e formuar për ta dekoruar tortën.
Pasi të gjithë përbërësit janë gati dhe të ftohur me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni tortën komplet me pak qumështë sa të zbutet pak sipërfaqa dhe kremi i çokollatës të ngjitet më mirë.
Visheni komplet tortën me kremin e çokollatës dhe nivelojeni mirë nga të gjitha anët. Pjesën që teproi hidheni në një qese kuzhine me grykën yll dhe dekorojeni sipër sipas dëshirës.
Ruajeni në një vënd të freskët por jo në frigorifer.
Mund të rri dhe 4-5 ditë jashtë frogoriferit.
Submit your review | |