Ushqimet shoqëruese për verërat sipas llojit!
Udhëtimi në botën e veres nuk mbaron sepse gjithmon ka dicka për të mësuar dhe për t’u thënë ndaj dhe ne po e vazhdojmë edhe më tej. Këtë here do të ndalojme te ushqimet me të cilat mund të shoqërojmë verërat sipas llojit të tyre.
Verërat e athëta shkojnë me perimet si në sallata ashtu dhe të pjekura.
Verërat e ëmbla shkojnë me ushqimet pikante si ato kineze dhe ato thai.
Vera e bardhë është një shoqëruese e mirë e pjatave me bazë peshku si dhe pjatat me makarona.
Vera Rose ose sic njihet ndryshe vera e trëndafilit shkon me ushqimet me shije të pasur si ato mesdhetaore ose ato indiane.
Vera e kuqe e lehtë shkon shumë me pjatat që përmbajnë kërpurdha.
Verat e kuqe të mesme shkojnë shumë me antipastat italiane apo spanjolle.
Vera e kuqe e fort shkon me mishrat me shije te fort si mishi i derrit, qengjit si dhe suxhuku.
Një nga ushqimet më të mira për të shoqëruar verën është djathi. Shumëllojshmëria e djathërave bëjnë të mundur që c’do verë të ketë shoqërueset e veta.
Chardonnay – Djath Brie, Parmixhano, Guda.
Sauvignon Black – Mocarela, Djath dhie, Djath i bardh Feta, Parmixhano
Pinot Grigio – Djath dhie, Rikota, Mocarela,
Riesling – Gorgonzola, Djath i bardh Feta
Pinot Noir – Djath Feta, Guda, Sëiss ( djathi zvicerian), Djath dhie, Brie
Merlot- Parmixhan, Guda,
Shiraz – Guda, Parmixhan, Pekorino
Ka dhe vera të tjera të pafundme ashtu sic ka dhe djathëra që do duheshinlibra pafund për të folur për kombinimet, por këtu janë vetem disa lloje për të treguar lloji që shkojnë.
Dihet që peshku dhe gjërat e detit shkojnë me verën e bardhë, vetem me një përjashtim nga ana e salmonit dhe tonit të cilët janë të vetmit që mund të shkojë edhe me verë të kuqe si Pinot Noir, Merlot dhe Shiraz.
Nga produktet e mishit derri është ai që bënë përjashtimit duke shkuar me të gjitha verat e kuqe dhe të bardha,
Verërat kanë “preferencat ” e tyre të shijeve të ëmbëlsirave për të nxjerr më në pahë aromën e vetes dhe shijen. Më posht keni listën e verërave dhe të shijeve të ëmbëlsirave të famshme të vogla ,por plotë shije cupcake.
Shampanj – Vanilje
Chardonnay – Banane
Sauvignon Black – Limon
Pinot Gris – Karamel
Riesling – Bajame
Port – Gjalp kikiriku
Pinot Noir – Kanellë
Shiraz- Red Velvet
Madeira – Kafe moka
Cabernet Sauvignon – Cokollatë Franceze
Zinfandel – Karrotë
Beanyls – Biskota cookies
Verërat shkojnë edhe me ëmbëlsira me shije të tjera. Një verë mund të shoqërohet me shumë ushqime. Më posht vjen lista e disa ëmbëlsirave të tjera.
Sauvignon Black – Këkë me limon, kekë me limë
Riesling – Kekë me mollë, tart me fryta pylli
Chardonnay – Krem me pjeshkë
Sauternes – Tiramisu , krem brule
Vidal Iceëine- Kekë me limë
Moscato D’asti – Kekë me mollë , biskotë galetë
Prosecco -Këkë limoni , tart me fruta pylli
Shampanjë – Luleshtrydhe me cokollatë
Pinot Noir – Krem brule , Mousse cokollate
Merlot – Trufles me cokollatë të zezë
Cabernet Sauvignon -Trufles me cokollatë të zezë , tartë me fruta pylli
Shiraz -Kekë me cokollatë , luleshtrydhe me cokollatë
Madeira – Krem brule
Marsala – Kekë me cokollatë , tiramisu
Ryby Port – Mousse cokollate , luleshtrydhe me cokollatë , broënies
Chateau – Cheesecake
Shoqëruese të mira të verërave janë edhe frutat . Të ftohta , të prera dhe të vendosura në pjatë gati për një gotë verë janë frutat që i kam shkruar më poshtë.
Prosecco – Luleshtrydhe
Rose – Mjedër
Chardonay – Pjeshkë
Riesling – Manaferra
Moscato – Mango
Sauvignon Black – Boronicë
White Zinfandel – Qershi
Në listën e gjeravë që shkojnë me verën nuk duhet të harrojmë edhe cokollatën.
Cokollata e bardh – Shampanja e ëmbël, Vera e trëndafilit e ëmbël, Muscat portokalli.
Cokollata me qumësht -Pinot Noir, Madeira
Cokollata e zezë – Merlot, Cabernet Sauvignon, Zinfandel
Cokollatë me liker – Port, Shiraz, Bordeaux
Dy nga gjërat më të rëndësishme që duhet të meren në konsiderat për të shoqëruar verën me cokollatën është ngjyra dhe ëmbëlsia. Një nga arsyet që cokollata e errët shkon me verën me ngjyrën e errët është përmbajtje më e lart tanini sesa homologët e tyre, cokollata e bardhë dhe vera me ngjyrë të lehtë.
Fotot e marr nga faqia Addas’all
Nga Aristela Anagnosti