Ullinj të përgatitur në shtëpi
Nuk mund të rrija pa ndar me ju këtë recetë që për mua ka rezultuar shume e mirë dhe praktike. Është koha e ullinjëve dhe të gjithë po përgatitemi ti ruajme ato si zahire dimërore për të pasur atë shijen speciale që se kanë ullinjtë e bler. Si ullinjë-dashëse që jam s’kam lën recetë nga mamat, gjyshet, amvisat që më kanë sygjeruar në faqen time të facebook-ut dhe ishte kjo receta nga të gjitha provat që kam bërë e cila më rezultoi më e mira. Atëherë t’ja fillojmë punës.
Për 2 kile ullinjë
1 kg. kripë të trash mundësishtë të zezë
Pjesa e marinimit
4 gota vaj ulliri
5-6 thelpinjë hudhra
Degë trumëze
2 speca djegës të freskët
Pak rigonë
Përgatitja:
Ullinjëve i bëni një të prer në mest me thikë, mund dhe ti shtypni me diçka por në këtë mënyrë do evitoni të bëni të gjithë shtëpin pis.
Pasi i keni prer të gjithë , vendosini në një enë të madhe qelqi dhe shtoini brënda kripën. Trazojeni mirë. Vendoseni në një vend të freskët (unë e mbajta në frigorifer pasi ambjentet e shtëpis janë shumë të ngrohta.
Pra pasi e keni vendosur në frigorifer përzijeni 1 herë ose 2 në ditë që kripa ti shkoj gjithandej. Nëse shikoni pas ditës së 3-të që kripa ka filluar të shkrijë, shtoini edhe pak kripë sa e shikoni të mundëshme. Diku nga dita e 5 ullinjtë do jenë nxirë plotësisht. Në këtë pikë shpëlajini më ujë të bollshëm dhe lërini në një enë të madhe me ujë duke ja derdhur çdo 1 orë. Provoni ullinjtë nëse kanë arritur në pikën tuaj të kriposjes. Pra shpëlajini dhe një herë të fundit dhe lërini të kullojnë mirë. Përsëri nëse ambjentet e shtëpis janë të ngrohta lërini të kullojnë në frigorifer me një enë poshtë derisa mos të kenë më lagështi.
Pasi kaloj dhe faza e kullimit, marinoni ullinjtë me feta hudhrash, gjethe trumëze, rigonë, speca djegës, vaj ulliri,. përzijini dhe ndajini në kavanoza qelqi.
Nëse ka akoma nevojë të mbulohen me vaj ulliri shtoini akoma dhe pak. Mund ti bëni proçesin e zierjes ermetike për ti ruajtur më gjatë por dhe në frigoriferë mund ti ruani deri në 6 muaj.
Ju përshendes dhe me tregoni në komente si do ju dalin.