Udhëtimi i Qeshorit

Ja ku jam për t’ju folur përsëri për horizontet e reja që vizitova ditët e fundit. Ç’është e vërteta ideja ishte vajtja në Gjenevë dhe me të mbriturë aty të vizitonim dhe zonat përreth që i përkisnin si Zvicrës dhe Francës. Dhe ashtu siç ju them gjithmonë që pjesa më e bukur e një qyteti është fshati dhe këtë rradh nuk u zhgënjeva.
Ndalesa e parë ishte drejt e në Gjenevë për të vizituar qytetin madhështor. Rruga e bankave lluksoze, zona e shëtitores së liqenit dhe sidomos zona historike e qytetit të vjetër ishte ajo që më bëri më shumë për vete. Katedralja e Saint Pierre ishte një oaz paqeje.
Për të vazhduar rrugëtimin drejt Luzanës me dales në qytetin e vogel të noyn ku pamja nga fushat ishte spetakolare dhe qyteti të ofronte një mbiant shplodhës me plazhin e tij të improvizuar.
Luzana është më e bukur se çfarë e tregojne, një qytet madhështor si pjesa e re e qytetit ashtu dhe pjesa historike. Ju sygjeroj një udhetim me barke në liqen për tu shplodhur dhe admiruar qytetin nga një tjetër këndvështrim.
Pasi mbaruam me pjesën e Zvicres ishte koha të vizitoja fshatrat Francez përreth që mezi po i prisja. Në internet para se te nisesha kisha lexuar që u sygjeronte pafundë qyteza e vogël “Annecy”, 20 km larg kufirit zvicerian. Një vend që dhe ta thon që ekzistone derisa ta shikosh me syt e tu nuk e beson që është real. Bluja e liqenit me ngjyrat e ndërtesave përreth e kombinuar aq bukur me të gjelbrën e parqeve dhe bimësis rreth liqenit dhe kanalit të linin pa frymë. Më shumë shikoni fotot për të më besura për çfarë po flas.
Pasi kaluam gjithë ditën në Annecy udhëtimin e mbajtëm drej “Thonon les Bains” dhe krejt rastësisht u gjëndëm në disa fshatëra tepër të bukur. Një ndër tyre “Yvoire” që sapo vura këmbën e kuptova që ishte përrallor, sikur i dal nga përrallat me kalorës dhe princesha. Një qytet plot lule, stil medieval, i ruajtur deri në ditët e sotme. Një atmosfer festive nga tuistët e bënte këtë vend edhe më të dashur. Pasi drekuam vonë në një nga taracat e shumta që restorantet të ofrojnë ishte koha për të vizituar çdo cep të tij. Siç ekeni pare nga videot qe ju kam postuar në facebook skam lën vend pa i bër foto dhe video
Rruga vazhdon dhe në disa fshatra të tjerë që unë as emrin s’ua mbaj mend se aq shumë kam parë por mbi të gjitha po shijoja natyrën e pastër që vetëm fshatrat francez ta ofrojnë. Kan një gjë të magjishme peisazhet franceze që asnjë vend tjetër se ka. Të ndalosh te lokanda e parë që gjen, të kërkosh vetëm vere rosè, “pain, beurre et fromage” bukë gjalpë dhe djathë nën dritën e ujeve është më mirë se një dark me yje Michelin. Të shtrihesh në fushat e gjelbra ose mes grurit është terapia më e mirë që asnjë qënder estetike s’ta ofron.
Një ëmbëlsirë e bërë në shtepi nga një zonë e moshuar, ku gjalpi i kripur ndjehet në òdo kafshat ndoshta është lumturia që të gjithë kërkojmë. Kështu dhe ky turë i radhës 5 ditorësh me dalesën e fundit në Malin e bardhë duke shijuar ushqimin lokal dhe ajrin e paster që kjo zonë ofron.
Po ju lë me galerinë fotove dhe shpresoj t’ju kem kënaqur sadopak dhe ju me fotot dhe tregimet e mia.
Shihemi në horizonte të reja