Turli me Bamje
200 gr bamje
1 qep
1 karrot
1 patëllxhan
2 speca jeshil
3-4 kokrra domate
2 thepinjë hurdhër
1 tufë e vogël majdanozë
pak kripë
pak piper i zi
pak rigon
vaj ulllir sa mjafton
vaj kikiriku për skuqje
Pastroni bamjet nga bishti.Prisni patëllxhanin në copa.Ngrohni një tigane me vaj të bollshëm për skuqje dhe skuqni në të bamjet dhe pastaj copat e patllixhanit.Thajini vajin e tepërt me letër kuzhine.Ndërkohe grini imët qepën,hurdherat,karrotën dhe specat.Vendosni të kaurdisen me pak vaj uilliri.Shtoni domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në copa,lërini gjellën të gatuhet në zjarrë të avashet.Kur domatet të jen shkrirë disi dhe salsa është trashur shtoni bamjet dhe patëllxhanët,rregulloni me kripë piper,rigone dhe majdanozë të grirë.Shtoni dhe uje sa ti mbuloni perimet.Përzijini me kujdes dhe ulni zjarrin në minimum duke i lën gjellën të gatuhet vet.Përzijeni sa më pak të mundeni.Lëreni mbi zjarrë për rreth 40-50 minuta dhe nëse është akoma e nevojshme shtoni përseri ujë.Sapo të shikoni që është ajkosur dhe uji është përthare ,hiqeni dhe lëreni të ftohet disi.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂