Tryeza në verë

Sot nuk do vi me një recetë por me një ide dekori për tryezën në verë. Tryeza e sotme është një dekor i thjesht. Një runner linoje në ngjyrë blu, nënpjata kashte, pjata me dizanje neutro ose me ndonje lule të vogël. Disa deg sherebel, drita dekoruese, dhe servisi i pirunjeve dhe thikave në ngjyrë gold. Ngjyrat janë përshtatur me tavolinën e drurit dhe atë që do shërbeja, pra një darkë aperitiv në tabaka druri. Shpresoj tu pëlqej.