Trungu i Krishtlindjes – Bûche de Noël
Trungu i Krishtlindjes – “Bushe de Noel” është një ëmbëlsirë franceze në formën e një trungu i mbulur me çokollatë ose çdo llojë tjetër kremi i errët si lajthie ose kafeje. Është shpikur nga një pastiçier francez rreth viteve 1945 për të rikujtuar një ritual antik që dikur u bënte në vëndet të europës perëndimore, skandinavi, në alpe e deri në zonat iberike dhe ballkan. Rituali bënte fjalë në djegien e një tungu të madhë në vigjilien e Krishtlindjeve nga i zoti i shtëpis për të ngrohur familjarët. Thuhet, druri që duhet të digjej duhet të ngrohte familjen deri në epifani (fest për fëmij që përkon deri në datë n 6 janar). Mbetjet e drurit ruheshin sepse besoheshin se ishin me fuqi magjike dhe do sillnin frute në korrje të bollshme, kafshë të shëndetëshme ,pjellori te grat etj. Ripërdoreshin dhe për të rindezur drurin e vitit të ardhshëm. Sipas kulturave të ndryshme ishin drurë të ndryshëm që u përdornin për ndezje. Francezët preferonin pemët e frutave, anglezet pishën ose lisin dhe ballkani përdorte lisin.
Receta origjinale e tij qëndron në lyerjen e biskotës me marmalat por unë e solla të mbushur me krem pastiçerie me kakao.
Për brumin e biskotës:
150 gr. miell manitoba ose 00
50 gr. sheqer
2 lugë plot me mjaltë
pak vanilje pluhur
6 vezë temperatur ambienti
Për kremin e pastiçeris:
400 ml. pana e freskët
400 ml qumësht
1 shkop vanilje e freskët ose pluhur vanilje
5 të verdha veze
100 gr. sheqer
100 gr. niseshte misri ose patateje
disa lëkura limoni
100 gr kakako
Për kremin e çokollatës:
400 gr. çokollat e errët
400 ml. pana e freskët
50 gr. gjalpë temp. ambienti
Dekori .
2 lugë miellë arre kokosi
pak sheqer pluhur
Fillimishtë përgatisni Kremin e pastiçeris dhe kremin e çokollatës dhe lërini mënjanë të ftohen për ti vendosur më pas në frigorifer. Ndërkohë përgatisni brumin duke formuar të bardhat e vezëve në shkumë me pak kripë. Pastaj rrihini mirë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mjaltin për nja 15 minuta derisa të bëhet një masë e kremtë dhe e lehtë. Shtoni shkumën e të bardhave të vezëve dhe përzijini ngadalë me një spatul nga poshtë lartë me kujdes që mos ulni volumin e tyre. Shtoni duke situr miellin me vaniljen dhe përzieni përseri me kujdes.
Vishni një tavën e furrës ate që është 35 për 45 cm me letër kuzhine dhe shtoni në të brumin. Niveloni me kujdes sipërfaqen dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 8-10 minuta jo më shumë. Hieni nga furra, spërkasni sipërfaqen me pak sheqer kokërr dhe mbulojeni përsëri me qese kushine duke e lën të ftohet plotësishtë. Sheqeri kokërr dhe qesja e kuzhinës do formojnë lagështinë e duhur për ta pasur më të lehtë mbështjelljen e biskotës.
Pasi është ftohur plotësishtë dhe kremërat jan gati, lyeni sipërfaqen e biskotës me krem pastiçerie duke len rreth 2 cm largë anës. Mbështilleni me kujdes sikur po formoni një “rolé” dhe izolojeni mirë me qesen e kuzhinës , futeni në frigorifer të mpikset për rreth 1 orë.
Më pas nxireni nga frigoriferi pritini të dyja anët në mënyrë që të keni një formë të rregullt, pastaj priteni në mes ose një pjesë më të madhe se tjetra duke i dhën formë e një trungu. Bashkojini të dy pjesët me kujdes dhe lyeni komplet sipërfaqen e tijë me kremin e çokollatës. Bëni vijzime sipër me ndihmën e një piruni për ti dhënë pamjen e lëvozhgës së drurit.
Thani miellin e arrës së kokosit në furrë në 50° C që ti iki lagështira e tepërt dhe të marri pamjen e flokëve të dëborës. Dekoroni trungun e çokollatës me miell arre kokosi dhe sheqer pluhur.
Gëzuar Krishtlindjet 🙂