Trahana, siç më pëlqen mua
Trahanaja është një gatim i vjetër që çdo krahine ka recetën e sajë. Disa e zënë me kos dhe vezë disa vetëm me kos, disa me qumësht e shumë e shume receta të tjera që çdo familje e jon i ruan me fanatizëm. Gjyshja ime e bënte në dy mënyra një të tharët të cilën e zinte me kos të thartuar dhe një të kuqe me spec dhe qep. Më kujtohet që ne fëmijët e ndihmonim më pas për ta kaluar në shoshë ose ta shtypnim me shishet e qumshit. Sa të varfër kemi qën po sa kujtime të bukura ka ajo kohë , të varfër por të lumtur.
Receta është e saja, vetëm me disa ndryshime të vogla pasi është bërë brumi bazë.
Për brumin
1 kg. miell i bardhë
700 ml. kos i thartuar
1 lugë e vogël kripë
Pjesa tjetër
1 qepë e vogël
disa feta buke
2 lugë salcë speci
pak rigon
pak djath të bardhë
700 ml. ujë
pak vaj ulliri
pak kripë
Zëni miellin me kosin dhe kripën, punojeni mirë me duar. Brumi duhet të jet i fortë. Vendoseni në një enë të madhe dhe mbulojeni mirë që të rri ngrohtë për 10 ditë. Çdo ditë duhet ta punoni përsëri brumin dhe ta lëni të vi në një vëndë të ngrohtë. Mbas 10 ditësh ai duhet të vijë era thartirë. Më kujtohet që gjyshja e vinte në një traste prej bezeje por për arsye higjenike nuk këshillohet më.
Hiqeni ndajeni në copa të vogla dhe lëreni të thahet e shtruar mirë dhe gjatë gjithë kohës e përzijeni që ajo të thahet mirë.
Pastaj merrni pjes të vogla dhe grijini në blender derisa të shkërmoqen mirë. Unë e ruaj në qese të cilat jua heq ajrin me makinën e posaçme për ta ruajtur më mirë kundra lagështirës.
Tani si përgatitet për tu ngrën ?!
Skuqni qepën e grirë imët me dy-2 lugë vaj ulliri në zjarrë të ulët. Shtoi një filxhan kafeje nga trahanaja dhe skuqini bashkë pastaj shtoni 700 ml ujë dhe përzijeni vazhdimishtë derisa të mos ket më kokriza dhe lëngu të fillojë të trashet.
Copëtoni fetat e bukës dhe sipër shtoni pak rigonë dhe vaj ullir dhe vendoseni të theket në furrë duke i tharë mirë. hiqini dhe ruaji mënjanë.
Me pak vaj ulluri skuqni dhe salcën e specit ose në munges të saj pak piper të kuq.
Shtroni copat e bukës në një tavë të madhe, hidhni sipër tyre ca garuzhde nga trahanaja. Sipër vendosni djathin e bardhë të shkërmoqur dhe pak salcë speci. Unë e kaloj dhe nja 5 minuta në furrë me ventilantorin ndezur që djathi të më shkrihet mirë.
Sju ngelet vetëm ta shijoni deri në lugën e fundit.
Ju bëftë mirë 🙂