Tradita të harruara që kthehen në mënyrë jetese
Ju kujtohet kur gjyshja na mësonte si të thurnim çorape, qëndismin shamija dhe endnim me grep çentro e mbulesa të ndryshme sepse na duheshin ta përgatisnim vet pajën tonë kur të shkonim te burri….
Sa nga ne e praktikojnë më këto punë dore kaq të bukura por të harruara me kohën? Asnje. Mua personalishtë smë kujtohen më si formohen sythat e shtizave apo grepi. Gjithmon pyes veten pse na kapi dalldia mbas monizmit dhe i flakëm e dogjëm ç’kishim nëpër shtëpi. Asnjë çentro nuk ngeli më nëpër sirtare, hodhëm poshtë netët pa gjumë të gjysheve dhe mamave tona.
Mua më kujtohet si sot që gjyshja ndëjti një natë të tërë pa gjumë për të krijuar një bluzë me motive shqiponje që unë ta vishja të nesërmen në shkollë, ajo bluze tani ka ngelur vetëm në një foto të vjetër bardh e zi…
Por për disa ky pasion vazhdon, e kanë bërë motivin e jetës së tyre, mënyrën e jetesës dhe të çuarit përpara familien dhe ekonomin e saj. E ndër mes shumë femrave që çojn përpara këtë traditë ,e tillë është dhe Juli, që të gjithë ju besoj e njihni nga rrjetet sociale për ironin e saj dhe humorin shpotitës kundrejt figurave televizive.
Po Juli nuk është vetëm kaq,… Juli eshtë një nënë, zonjë shtëpie dhe një njeri plot ëndrra që ndoshta sju bën kurrë realitet por nuk u pajtua me fatin e saj. Sepse një njeri krijues nuk rri kurrë duarbosh, në vendë pa bërë asgjë. Artin që ajo ka në shpirt e pasqyron me shamit që ajo krijon me aq dashuri dhe pasion.
Historia e Julit është si e të gjithave ne që lamë pas një ëndërr sepse rrethanat apo thjeshte fati sdonte tu bënin realitet.
Juli punon në treg, shet fije peri dhe shamija nusesh .Shtizat dhe grepin i mori në dorë që në moshë të vogël si bijë Korçe por pasioni i Julit ishte violina dhe muzika. Veshi i saj muzikor shkonte përtej pasionit sepse ishte një talent por miku apo “fati” sdonte që ajo të renditej mes emrave në liceun artistik.
Frymëzimi për shamit me temina erdhi teksa në ekranin e vogël shqiptar trasmetohej “telenovela Kloni”. Dhe ajo krijonte shamija e copa pa fund me to për ti tregtuar vajzave të shumta që martoheshin, ose dasmorve që donin të kishin një shami të personalizuar.
Fal Zotit dhe shpirtit krijues që ajo ka brënda puna erdhi e u rrit dhe sot për të, krijimi i këtyre punëve dore është kthyer në biznesin e saj të vogël. Shpirti krijues se ndan në asnjë moment dhe ndoshta ky shpirt plot muzik e art e bën që ajo të jet kaq e suksesshme dhe në punën e saj të dorës. Punës së saj artistike.
Juli shet te tregu e nëse do keni nevoj për punën e saj dilni një xhiro,mos u shqetësoni nëse se njihni ndaloni te njeriu më pozitië, i qeshur, pa komplekse që shihni atje, ajo eshtë Juli, një femër e arrir në mënyrën e vet, një femër dhe pse ëndrrat sju bën realitet gjeti rrugën për të jetuar e lumtur me pasionin e saj. Një femër me zemrën dhe shpirtin plot që bën të buzëqeshi këdo që e rrethon. Pata fatin ta kem Julin në rrethin tim virtual dhe pse se kam takuar personalisht por gjatë materialit që po grumbulloja për të kemi komunikuar shpesh dhe di tju them që ma ka mbushur shpirtin plot me dritë.
Në galerin e fotove do gjeni disa nga punët e saj.