Tortë molle me karamel
Cozy weather, Cozy cake. Do jem unë fajtorja për gjithë kaloritë që do merrni pasi të keni provuar këtë torte por jo për një fetë që do provoni por pasi sdo ngopeni me të e do kërkoni e do kërkoni përsëri.
Për një tavë torte 26-28 cm
3 mollë mesatare
250 gr. miell 00
100 gr. sheqer
1 pako pluhur pjekës për embëlsira
1 majë luge të vogël kanell
3 vezë
50 gr. gjalpë temperatur ambjenti
4-5 lugë qumësht
2 lugë sheqer kaf
Për karamelin:
100 sheqer
150 ml. pana e freskët
1 lugë gjalpë
Fillimishtë përgatisni karamelin. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të shkrihet plotësishtë.Veçmas ngrohni panën por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përzijeni vazhdimishtë derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin përzijeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet.
Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë.
Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përzijeni me rrahësin elektrikë derisa të keni një mas shkumoze.
Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përzijeni me delikates me një spatul kuzhine. Nëse masa ju rezultonë shumë e trashë shtoni dhe nga një lugë qumësht. por nga një luge e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin.
Tani bashkoni të bardhat e vezëve të fromuara në shkumë te brumi dhe përzijeni me delikates që mos ulni volumin e tyre.
Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin. Gjithmonë përzijeni me delikates duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli.
Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhëroseni me miell.
Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brënda rreth e rrotull feta molle të prera hollë.
Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta.
Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë, (me një top akullore me vanilje sipër kalon në një tjetër nivel) 🙂
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |