Torte me Molle
Kjo nuk eshte nje recet e gjyshes sime sic degjohet shpesh neper blogje per ta bere me interesante riceten,dhe pse nga tortat qe bente gjyshja ime un kujtoj vetem shijen jo menyren si i pergatiste.Kte tort e kam pergatitur me nje nga recetat e shumta te gjetura ne internet me te cilen un jam gjendur me mire dhe me ka pelqyer me shum.Torta eshte e bute dhe jo shum e embel dhe behet dhe me terheqese me ornamentin e molleve siper saj,Pra krahasuar aromen qe merr shtepia gjat pjekjes.po ju le me pergatitjen:
PERBERSIT:
700 gr moll
3 veze
70 gr gjalp
300 gr miell 00
200 gr sheqer
100 ml qumesht ,reth 1 gote
1 bustin me maja pluhur per embelsira me arom vanilje
lengu i 1 limoni
PERGATITJA:
Qeroni dhe prisni mollet ne feta dhe lerini te marinohen me lengun e limonit ne menyre qe mos te nxihen deri sa keni mbaruar me procedurat e tjera.
Nderkoh ndani te verdhat e vezeve nga te bardhat dhe te bardhat montojini ne shkume.Te verdhat i rrihni me sheqerin dhe shtoni gjalpin e zbutur dhe rrihini perseri derisa te formohet nje tip kremi.Shtoni qumshin dhe perzijini mire deri sa te keni perfituar nje mase lisho dhe homogjene.
Tani shtoni dhe miellin bashk me majan pluhur ngadal qe mos ju formohen kokrriza dhe perzijini mire,shtoni dhe shkumen e te bardhave te vezeve duke i perzier ngadal,ne kete menyre brumi do ju rezultoj me i bute.Kur te keni mbaruar kete procedure eshte koha te shtoni mollet te brumi duke i perzier perseri.
Lyeni me gjalpe dhe mielle nje tortier dhe hidhni ne te brumin.siper mbulojeni me me fetat e nje molle te qeruar duke i renditur ne menyre rrumbullake.Vendosi siper fetave te molles dhe pak gjalpe.Piqeni ne furren e nxehur me pare ne 180° per 40-45 minuta.
Lereni te ftohet para se ta sherbeni.Eshte shume e mire nese konsumojet paksa e ngrohte.
U donte ne kjo torte sote,dite e Diele e ftohte dhe jashte po bie bore….
Ju befte mire 🙂