Tortë me miell gështenjash dhe salcë karameli të kripur
Nëse se keni menduar akoma çfarë ëmbëlsire do përgatisni për festat e Fundvitit, unë do ju këshilloja këtë tortë. Është e thjeshtë për tu bërë dhe me shije shumë ftuese.
Për një tavë me diameter 26 cm:
Për tortën:
300 gr. Miell gështenjash
5 vezë në temperaturë ambjenti
50 gr. Gjalpë i shkrirë
100 gr. Sheqer
1 pako me pluhur pjekës
2 lugë kakako
300 ml. Qumësht
Për salcën e karamelit:
300 gr. Sheqer
1 lugë gjalpë
250 ml. pana e freskët
1 lugë kafe me kripë
Për dekorin:
1 gështenjë e karamelizuar
miell arre kokosi
Ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat rrihini në shkumë me pak kripë. Të verdhat bashkojini me sheqerin dhe gjalpin dhe rrihini mirë derisa të bëhen një masë kremoze. Shtoni duke situr miellin, kakaon dhe pluhurin pjekës dhe përzijeni përsëri. Shtoni dhe qumshtin pak nga pak derisa brumi të jet lisho. Bashkoni dhe të bardhat në shkumë dhe këtë herë me ndihmën e një spatule kuzhine përzijini nga lartë poshtë në mënyrë që mos i ulet volumi.
Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhëroseni me miell. Shtoni brumin dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-45 minuta. Bëni provën e shkopit nëse dei i pastër nga torta është gati. Fikni sobën dhe lëreni të ftohet plotësishtë
Ndërkohë përgatisni karamelin e kripur. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të shkrihet plotësishtë.Veçmas ngrohni panën por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin, shtoni dhe kripen. Përzijeni vazhdimishtë derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin përzijeni përseri dhe lëreni të ftohet komplet.
Kur torta të jetë ftohur komplet hiqeni nga forma dhe vendoseni në një pjatancë servirje. Sipër shtoni salcën e karamelit dhe dekorojeni me gështenja të karamelizuara dhe anash me miell arre kokosi për të krijuar efekin e dëborës.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |
Nje torte vertet e mire