Tortë e mbushur me luleshtrydhe dhe boronic me arom mëndre
Është verë, dhe vera thërret fruta e ngjyra pafund. Sot po ju sjell një recet të thjeshtë dhe shumë të shijshme një tortë e mbushur me luleshtrydhe dhe boronic. Është stili i tortës amerikane “pie”që ne e shqipërojmë byrek. Një bazë brumi brisè të cilin ju mund ta zvëndësoni dhe me sfoljatin. Ideale për mëngjes ose për zemër mbasditeve.
Për një tavë torte me diametër 22 ose 24 cm
400 gr. miell
200 gr. gjalpë i ftohtë
140 ml ujë shumë i ftohtë
100 gr. sheqer
Për mbushjen:
400 gr. boronic
400 gr. luleshtrydhe
100 gr. sheqer kaf
4-5 gjethe mëndër
lëngu i gjysëm limoni
Përgatisni brumin brisè duke përzier në makineri ose me dorë të gjithë përbërësit derisa të formoni një top, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer të pushoj te fresku për 40 minuta.
Përgatisni mbushjen duke vendosur në një tigan boronicat dhe luleshtrydhet e prera në mes, sheqerin, gjethet e mëndrës dhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të zbuten paksa, mos i trazoni që mos i prishni formën, kur të jen gati, hiqni gjethet e mëndrës, dhe lëreni të ftohet.
Ndajeni brumin në dy pjes dhe hapeni në madhësin e tavës tuaj, shtoni petën e parë të cilën do ta hapni pak më të madhe se tava, hidhni mbushjen në të dhe mbulojeni me petën e dytë. Izoloni mirë anët dhe gjithë tortën lyeni me një të verdhë veze të holluar me pak ujë. Bëni sipër tortës nja dy të shpuara me pirun që ti dali avulli i tepërt dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-50 minuta. Lëreni të mpikset paksa para se ta nxirni nga forma dhe shërbejeni me sheqer pluhur sipër.
Ju bëftë mirë 🙂