Torte e kripur me qepe dhe mish
- 3 qep te kuqe
- 200 gr mish viçi
- piper i kuq
- leng mishi 1 got
- Domate te vogla sipas deshires
- 200 gr miell 00
- 1 vez
- vaj ulliri
- krip
Grijm qepet dhe i vejm te kavardisen,Presim mishin ne kubik dhe i vendosim te skuqet bashk qepet.i lem te skuqen per disa minuta te tjera dhe i shuajm me lengun e mishit.shtojm kripen dhe piperin e kuq.Kur te jet gati fikim zjarrin dhe e leme te ftohet.
Nderkoh pergatisim brumin ne nje ene duke shtuar miellin,vezen,vajin kripen dhe pak sheqer,
I perziej mire me duar deri sa te perfitojm nje brum kompakt,e leme te pushoj per pak minuta dhe e ndajm ne 10 kulaç te vegjel.Cdo kulaç e hapim me hokllai duke perfituar nje disk brumi me diameter 20-25 cm.Siperfaqen e çdo disku e lyejm me vaj dhe vendosim siper nje tjeter disk deri sa kemi bashkuar 5 prej tyre.Ne te njejten menyre veprojme dhe me pjesen tjeter te brumit,I bashkojm mire anet dhe e hapim ne nje pet te vetme ne madhesin e tortieres ose te tepsis qe do ta pjekim.Lyejm tepsin me gjalp ose vaj dhe vendosim peten siper.Hedhim ne te mbushjen sipas deshires mund ti shtojm disa copa domate te vogla.E mbulojm me peten tjeter.I mbyllim mire anet dhe e shpojm siper me pirun.E lyejm me vaj persiper dhe e vendosim ne soben qe kemi nxehur me pare ne 200 grad per 30 minuta.
Ju befte mire 🙂