Tortë e kripur me kuinoa, rikota dhe kungulleshka
Mos u trëmbi nga lista e gjatë e përbërësve të kësaj recete por mendoni shijen e saj më pas 😛 Zvëndësova bazën e tortave të kripura që zakonishtë bëhet me bumë brisè ose frolla me një shpikje të momentit. Kuinoan. Për ta bërë edhe më të shëndetshme dhe me pak kalori këtë recet. Ju mund ta shërbeni si një pjatë e vetme të shoqërur me ndonjë sallatë stine. Po ju lë me recetën dhe nëse e provoni me shkruani këtu poshtë në komente si ju është dukur.
Për një tortë me diamatër 26-28 cm:
Për bazën:
300 gr. kuinoa
100 gr. stika pishe
1 vezë
pak kripë
2 lugë vaj ulliri
Për mbushjen:
300 gr. rikota dhie por mund të përdorni dhe gjizën tonë të ëmbël
100 ml. kos shtëpie
disa gjethe borzilok
2 kungulleshka
disa lule kungulleshkash
një dorë domate qershizë
2 lugë djathë pekorino të grirë
2 vezë
kripë dhe piper i zi
1 thelpi hudhër
Fillimishtë përgatisni bazën e tortës duke zierë kuinoan në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojeni dhe lëreni mënjanë që të humbi gjithë ujin e saj të zjerjes. Në blender shtoni farat e pishës dhe grini imët derisa të bëhen pluhur pastaj shtoni kuinoan në të, vezën, kripë, vajin dhe përzijeni derisa të përfitoni një llojë brumi. Lyeni tavën me pak vaj mesin dhe anët e sajë dhe shtoni në të brumin. Hapeni mirë me duar mesin dhe në anët e tavës duke e ngjeshure mirë që mos ketë boshlliqe. Prisni një letër furre sa tava e tortës, lyeni me pak vajë dhe vendosni sipër tavës me kuinoa nga ana e vajit kuptohet. Mbusheni me fasule sipër. Kjo shërben që gjatë pjekjes së bazës së tortës ajo të ruaj formën e tavës. Futeni në furrën e nxehur më parë në 180° dhe piqeni për 30 minuta. 10 minutëshin e fundit hiqni letrën me fasule sipër dhe lëreni bazën e tortës të piqet dhe brënda.
Ndërkohë përgatisni mbushjen duke grirë me rende kungulleshkat dhe hudhrën. Shtoini dhe borzilokun e grirë ,vezën, rikotën kosin pak kripë dhe piper të zi dhe përzijeni gjithë masën mirë.
Kur baza e tortës të jet gati shtoni sipër mbushjen e saj. Dekorojeni me domate qershizë dhe lule kungulleshkash të prera fije fije. Shtoni pak vaj sipër saj dhe piqeni në 200° për 20 minuta ose derisa shikoni që është mpiksur dhe sipërfaqja ëshëtë bërë e kuqerremtë. Lëreni të ftohet disi para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂