Torta tiramisu
Mikesha të dashura tani më është bërë ritual i këndshëm tju uroj për festën e gruas duke krijura çdo vitë një tortë enkas për ju. Këtë vitë po ju sjell një tortë plot me energji, atë energji që e marrim çdo mëngjes nga aroma e kafes dhe mendojmë si të programojmë ditën tek e gjerbim atë gllënjkë pas gëllënjke. Dhe nëse e shoqëroni me një tortë të tillë, dita do t’ju duket dhe më e lehtë për tu përballuar 😉
Për pandispanjën:
6 vezë temp. ambjenti
150 miell 00
50 gr. niseshte misri ose patateje
100 gr. sheqer
16 gr. vanilje ose aromën që dëshironi
Pjesa tjetër:
Për njomjen e tortës:
300 ml. kafe ekspres ose kafe solubile
100 ml. liker me shije kafeje ose krem kafeje
2 lugë sheqer
Pjesa e dekorit:
100 gr .sheqer
2 të verdha veze
700 gr. maskarpone
100 ml. pana e freskët
2 -3 lugë kakako pluhur pa sheqer
Për përgatitjen e kësaj torte ju duhet qese pastiçerie me grykë në formë ylli për të krijuar dekorin e bukur të trëndafilave. Në pamundësi bëni dekorin klasik të një torte normale.
Përgatisni kremin duke rrahur panën dhe formoheni në shkumë pastaj rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa ai të tretet komplet, shtoni maskarponen dhe përzijini derisa masa të bëhet e kremtë. Shtoni panën e formuar dhe përzijeni me kujdes me një spatul kuzhine. Trasferojeni një pjes të kremit në një qese pastiçerie me grykën yll dhe lëreni në frigorifer me gjithë pjesën tjetër të mbetur për tu bërë një krem kompakt dhe i punueshëm. I duhen rreth 4 orë gjithsej.
Ndërkohë përgatisni pandispanjën recetën e parë dhe lëreni të ftohet plotësishtë.
Përgatisni dhe lëngun e njomjes duke përzierë kafen me likerin e kafes dhe 2 lugë sheqer. Lëreni të ftohet.
Kur ti keni gati të gjithë përbërësit filloni formoni tortët. Prisni pandispanjën në 2 ose 3 disqe.
Diskun e parë njomeni mirë me lëngun e kafes, bëni një shtres të bollshme me kremin me maskarpone (pjesën që kemi veç jo atë te qesja e pastiçerisë) spërkateni me kakao. Vendosni përsëri një tjetër disk pandispanje, njomeni bëni një shtres me krem, spërkateni me kakako pluhur dhe vendosni sipër diskun tjetër, njomeni dhe këtë.
Tani lyeni komplet tortën me kremin duke i dhënë një pamje sa më të rregulltë. Sipër bëni trëndafila me kremin qe kemi te qesja e pastiçeris duke rrutulluar dorën rreth vetes për ti dhënë pamjen e një trëndafili.
Spërkateni lehtshëm me kakao trendalifal dhe vendoseni tortën në frigoriferë të pushojë për nja 4 orë.
Ju këshillojë ta përgatisni këtë tortë një ditë para për të pasur një rezultat sa më të mirë.
Gëzuar 8 marsin mikesha të dashura :*