Torta të vogla të kripura me mel dhe perime
Janë vegjetariane, janë të shëndetëshme, janë të lehta dhe super të shijshme. Servirini si antipastë ose të shoqëruara me një sallat stine bëhet pjata ideale për darkat e verës. E pështaçme për fëmijët dhe për ta marrë me vete në punë. Ideale dhe për ju që doni ushqime pa gluten.
Për rreth 10 cop
1 gotë plot me mel
3 kungulleshka
3 karrota
2 vezë
Një tuf e vogël me mëndër
2 thelpinjë hudhëra
Kripë dhe piper i zi
2 lugë vaj ulliri
2 lugë galet
Shpëlani mirë melin dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë për nja 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë. Ndërkohë grini në rende karrotat, kungulleshkat dhe hudhërat. Bashkojini me melin dhe shtoni mëndër të grirë imët, kripë, piper të zi,vajin e ullirit dhe vezët.Përzijeni mirë.
Lyeni me pak vaj disa forma një përdorimshe ose tepsin që përdorni për “muffin” dhe spërkateni me galet. Shtoni në të masën me mel dhe perime duke e lën pak më poshtë se ana e formës. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta. Ose kur shikoni që masa është mpiksur dhe sipërfaqja është e kuqerremtë. Lëreni të ftohet paksa para se ta nxirni nga format dhe ta konsumoni. Janë shumë të mira dhe të ftohta.
Ju bëftë mirë 🙂