Torta me Portokall
Une po sjell nje nga versionet e kesaj torte ku siper eshte e lyer me salse portokalli.Nuk mund ta imagjinoni eren qe ka len ne shtepi kjo torte kur po piqej.Shpresoj tju pelqej…..
PERBERSIT:
300 gr miell 00
1 pakobustin maja per embelsira
75 gr gjalp
3 veze
3 kokrra portokalle
200 gr sheqer
per salsen:
lengu i 2 portokalleve
1 e verdh veze
1 lug niseshte
1 lug sheqer
2 lug vere te bardh
1 portokalle i prer ne feta per zbukurim.
PERGATITJA:
Grijm lekuren e portokallit dhe shtrydhim lengun.Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin,shtojm lekuren e grir,lengun e portokallit dhe i rrahim perseri deri sa te shkrij sheqeri.Shtojm miellin.gjalpin e shkrire,dhe bustinen e majas.Montojm te bardhat ne shkume dhe i shtojm dhe ato duke i perzier ngadal.Lyejm tepsin ose formen ku do ta pjekim me gjalp dhe miell dhe e fusim ne furren e ngrohur me pare per 40 minuta ne 180.
Per salsen:
Rrahim te verdhen e vezes me sheqerin dhe lengun e portokallit dhe shtojm niseshten te shkrire ne pak uj qe mos te na formohen kokrizat.pastaj shtojm veren e bardh dhe i vejm ne zjarre per 3 minuta sapo fillon te trashet e heqim nga zjarri dhe e lem te ftohet.Lyejm me salsen torten kur te jete ftohur paksa dhe e zbukurojm me feta portokalli.