Torta me Mente ,arrë kokosi dhe Nutella
Për recetën e kësaj ëmbëlsirë falenderoj kunatën time
2 kuti kos me arrë kokosi
2 filxhan çaji me miell
1 filxhan çaji e gjysem me sheqer
1 filxhan çaji me miell arre kokosi
1 filxhan çaji me shurup menteje
1 filxhan i vogël me vaj
3 vezë
1 pako maja për ëmbëlsira
4 lugë Nutella
Miell arre kokosi për zbukurim
Në një enë rrihni vezët dhe sheqerin deri sa të përfitoni një mase të butë dhe shkumoze.Pastaj hidhni të gjith përbërësit e tjerë një e nga një duke i përzier.Brumi i përfituar duhet te jete i holl.
Lyeni me gjalpë një tavë torte ose një tepsi me diameter 30 cm ku do të piqni tortën pastaj sperkateni me miellë.Hidhni brumin dhe vendoseni në furrë e nxehur më parë për 30-45 minuta.Mbas 30 minutash filloni kontrolloni tortën me anën e një shkopi.Nëse nuk ngec dhe nuk është i lyer me brum do te thotë që është gati.Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet komplet.
Ndërkohë zbusni Nutellën në banjomari dhe lyeni tortën sipër.Në fundë spërkateni me miellin e arra kokosit.
Ju Bëftë mirë 🙂