Torta Ferrero Rocher
E kush nuk i njeh cokollatat Ferrero Rocher per shijen e tyre dhe perberjen plot çokollat.Receta e kesaj torte ka perberes kryesor pikerisht Ferrero Rocher nga e cila kjo tort ka marr emrin.
PERBERSIT:
4 veze
180 gr sheqer
240 gr miell
20 gr kakao e hidhur
150 ml qumesh
150 ml vaj ose gjalp
16 gr maja pluhur per embelsira
50 gr lajthia te grira imet
Per mbushjen:
300 gr nutella
7-8 vafer me lajthi
liker sipas deshires
Per mbulesen siper:
250 ml pana te lengeshme
250 gr çokollat me qumesh
70 gr çokollat fondente( te zez)
30 gr nutella
50 gram lajthia te grira trash
Ferrero rocher per dekorim
PERGATITJA:
Rrihet vajin ose gjalpin sheqerin,shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pak nga pak duke i perzier gjithmon Nese deshironi kur te hidhni miellin e kaloni ne site te vogel duke e shtuar nga sita sepse ne kete menyre brumi nuk formon kokrriza.Shtohen pluhuri per embelsira,pak krip.qumshi dhe lajthit e grira imet.E hedhim ne nje stamp per torta dhe e vendosim te piqet ne furr 170 grad per 45 minuta
Nderkoh pergatisim mbushjen:
Hedhim nutelen ne nje ene sebashku me panen e lengeshme.I perziej dhe shtojm vaferet e thermuara ne grimca,sipas deshires mund ti shtojm dhe pak liker meshije kafe,cokollate,ose lajthie.I perziej mire te gjith perbersit.Dhe kur torta te jet pjekur e lem te ftohet dhe pasi eshte ftohur e ndajme ne mes ne menyre diagonale dhe e mbushim me kremin e pergatitur.( duhet pasur shum kujdes me ndarjen e tortes por mbi te gjitha duhet te pajiseni me nje thik te madhe dhe shume te mpreht) Dhe i bashkojm te dyja disqet e pandispanjes
Per mbulesen siper:
Vejme panen ne zjarr dhe kur fillon te nxehet hedhim cokollatat dhe nutellen qe te shkrihet,kur te jet gati e lem te ftohet dhe me kremin qe perfituam lyejm siper torten e zbukurojm me cokollata Ferrero Rocher dhe lajthiat e grira trashe.Anet e tortes i zbukurojme me lajthi.
Ju Befte mire 🙂