Toptha me çokollatë – Christmas balls
Christmas balls ose të përkthyer në shqip “Topthat e krishtlindjes” , janë një ëmbëlsirë tepër festive.Të përbëra nga çokollata dhe të veshura me miell arre kokosi të krijojnë iden e topave të borës. Janë fare të thjeshta dhe munde ti përgatisni sëbashku me të vegjëlit tuaj. Për realizimin e tyre ekzistojnë shumë variante ky është njëri prej tyre
Për rreth 15-20 cop
300 gr. biskota të thata
200 gr. çokollatë e zezë
4-5 lugë. miell arre kokosi
Shkrini çokollatën në banjomari. Grini në mikser biskotat imët dhe bashkojini me çokollatën duke i përzierë me ndihmën e një luge ose duarve. Vendoseni në frigoriferë që të mpikset paksa. Kur shikoni që masa është mpiksur hiqeni nga frigoriferi dhe formoni me duar toptha të vegjël sa një arrë ose pak më të mëdhaja. Rregullouni paksa vet me madhësin. Kalojini në miellin e arrës së kokosit duke i lyer mirë nga të gjitha anët. Vendosini në frigorirfer deri në momentin që do ti shërbeni.
Shënim: Sipas dëshirës mbasi shkrini çokollatën në banjomari mundë ti shtoni pak pana ose gjalpë. Por unë i lashë më të lehta në këtë mënyrë
Ju bëftë mirë 🙂