Ton me fasule dhe qep

Një tjetër variant i sallatës me fasule dhe ton.Kjo akoma dhe më e shijshme me shtimin e ullinjëve kallamata.Ideale për një darkë të lehtë.Fasulet mund ti zjeni dhe një ditë para dhe ti keni gati në momentin e përgatitjes.Personalisht e përdorë shumë këtë variant.
2 kuti ton natyral
150 gr fasule të zjera
1 qep e kuqe
1 dorë ullinjë kallamata
1 tufë e vogël majdanozë
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
Pasi keni zjerë fasulet lërini të ftohen.Copëtoni me pirun tonin.Prisni në feta të holla qepën.Kompozoni sallatën duke vendosur fasulet,ullinjt,qepën dhe shtoni vajin e ullirit.Kriposeni dhe rregulloni me piper të zi dhe majdanozë të grirë imët.Shërbejeni
Ju bëftë mirë 🙂