Tiramisù si pastiçierët
Sa here e keni provuar në restorante e pastiçeri këtë ëmbëlsirë e asnjë recetë që keni provuar në shtëpi s’ju ka dal indentike. Sekreti i saj ndodhet pikërisht te pastorizimi i vezëve për ti bërë ato më kremoze, me të tretëshme për organizmin dhe më të sigurta për shëndetin. Mund të zgjidhni ti përdorni vezët e plota ose vetëm të verdhat. Unë përdora vetëm të verdhat.
2 pako me biskota savoiardi
500 gr. maskarpone
250 gr. pana për tu formuar, tipit hopla e ftohur mirë
70 gr. sheqer
25 ml ujë
3 vezë vetëm të verdhat
3 filxhanë me kafe ekspres
4-5 lugë kakao të zeze pa sheqer
1 lugë sheqer kaf
1 gotë liker Marsala
Përgatisni kafen dhe lëreni të ftohet, përzijeni me sheqerin kaf dhe Marsalën.
Rrihni vezët me 1 lugë nga sheqeri derisa të bëhet një masë e fryrë
Bashkoni sheqerin me ujin dhe vendoseni në zjarr të bëni një tip sherbeti. Sa fillon të marri val dhe në sipërfaqe bëhet me bulza. Hiqeni dhe duke e derdhur në fije sipër vezëve përzijeni njëkosishtë me maksimumin e shpejtësis së rrahësit elektrikë. Kujdes se mos i bëni vezët omelet 😛
Përzijeni derisa masa të jetë e fryrë dhe lëreni të ftohet.
Pastaj bashkoni më të maskarponen gjithmonë duke e përzierë me rrahësin elektrikë.
Formoni panën në shkumë dhe me delikates bashkojeni dhe të me maskarponen.
Nëse doni ta bëni me dekor sipër, hiqni një pjes nga kremi dhe vendoseni në qesen e pastiçeris me formën që doni.
Lëreni në frigorifer te ngrirja që të mpikset më shpejtë.
Pjesën tjeter na duhet direkt për të formuar tiramisù-në.
Në fundin e një tave paksa të thell bëni një shtres me pak krem, kaloni nga një biskotë te përzierja me kafe dhe liker po pa e njomur shumë dhe rreshtoini në fundin e tavës. Bëni sipër tyre një shtres me krem dhe pluhëroseni me kakako. Vazhdoni në këtë rend deri në shtresën e fundit të saj ku sipërfaqen do ta lyeni me krem dhe dekoroni me kremin që lam në ngrirje. Ose në të kundërtën nese e doni të thjeshtë nivelojeni mirë sipërfaqen dhe pluhëroseni me kakako.(nëse e doni pa dekor, ska nevoje që kremin ta ndani në qesen e pastiçeris.)
Lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 5 orë, më mirë akoma nëse e lini gjithë natën.