Tiramisu me pjeshk të freskëta
Koha pjeshkëve dhe si një adhuruese e tyre smund të rrija pa provuar tiramisu-n me to.
2 pako me biskota savoiardi
500 gr pjeshkë të freskëta
250 gr maskarpone
150 ml pana te fresket
3 te verdha veze
120 gr sheqer
Qëroni pjeshkët dhe pritini në copa.Shtoni dy lugë nga sheqeri dhe lërini në frigorifer për rreth 1 orë.Kaloj kjo kohë filtroni lëngun e tyre dhe ruajeni mënjane sepse do na shërbej për të njomur në të biskotat.
Në një enë rrihni sheqerin me të verdhat e vezëve derisa masa të bëhet shkumoze.Shtoni maskarponën dhe rrihini perseri derisa te lishen midis tyre.Grini copat e pjeshkëve derisa të behen pure dhe bashkojeni me kremin e maskarpones.Formoni dhe panën në shkumë dhe përzijeni ngadal në mënyrë që mos ju shpërbehet me masën me maskarpone dhe pjeshkë.Në një tavë drejkëndore shtroni pak krem,ngjyeni biskotat te shurupi i pjeshkëve dhe bëni një shtres në tavë.Sipër shtroni kremin dhe kështu me radhë deri në rrjeshtin e fundit që duhet të jet me krem.Mundë ta zbukuroni me copa pjeshkësh ose si në rastin tim me coulis pjeshke.Lëreni në frigorifer të pushoj për reth 3-4 ore para se ta sherbeni.
Ju bëftë mirë 🙂