Tiramisu me mente
Nuk mund të mungonte një recet jeshile te unë për nder të festës së “Shën Patrikut”.
300 gr. maskarpone
2 vezë
1 pako savoiardi
1 gotë me shurup menteje
3 lugë sheqer
kakao pluhur
Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të bardhat me ndihmën e pak kripe formoini në shkumë. Të verdhat rrihini me sheqerin derisa ky i fundit të shkrijë plotësishtë dhe shtoni në të maskarponën dhe 3 lugë shurup menteje, përzini përsëri. Bashkoni dhe të bardhat e vezëve dhe përzijini me kujdes që mos i ulni volumin.
Pjesën tjeter te shurupit të mentes zgjateni me ujë. Njomni në të biskotat savoiardi dhe krijoni tiramisun duke bërë një shtres me biskota të njomura në shurup, një shtres me krem, spërkateni me kakao pluhur dhe kështu me rradhë sa shtresa të dëshironi. Lëreni në frigorifer të mpikset për nja 4 orë para se ta shërbeni.
Shënim: sipas dëshires sipër mundë ti shtoni dhe copëza çokollate të zezë. Për ju me diet maskarponen mund ta zvëndësoni me rikota.
Ju Bëftë mirë 🙂