Tiramisu me luleshtrydhe
Më në fundë është koha e luleshtrydheve dhe për këtë ëmbelsirë duhen pikërishtë të freskëta dhe të stinës.
PERBERSIT:për 6 persona në një tavë drejtkëndore 20 me 15 cm
700 gr luleshtrydhe
500 gr maskarpone
2 pako biskota për tiramisu (savojardi ose pavezini)
150 gr sheqer
2 kokrra limona
3 vezë
PERGATITJA:
Lani dhe prisni luleshtrydhet në kubikë të vegjël.Shtojini dy lugë nga sheqeri dhë lëngun e filtruar të dy limonave.Mbulojini me qesen e kuzhinës dhe ruajini në frigoriferë për rreth 30 -50 minuta ose derisa kanë fomura shurupin i cili na nevojitet për të njomur biskotat.Lini disa luleshtrydhe të plota mënjanë për dekorimin e sipërm.
Ndërkohë përgatisni kremin duke rrahur të verdhat e vezëve me sheqerin me ndihmën e rrahësit elektrikë derisa të formoni një masë shkumose.Shtoni dhe maskarponin dhe përzijini përseri derisa masa te trasformohet në krem.Formoni dhe të bardhat e vezëve në shkumë dhe bashkojini me kremin e maskarpones duke i përziere ngadalë në mënyre që mos ju shperbëhen me ndihmën e një spatule kuzhine.Ruajeni dhe këtë në frigoriferë.
Kur të kete kaluar koha e mjaftueshme për formimin e shurupit nga luleshtrydhet,kullojini ato dhe shurupin ruajeni mënjanë.Formoni tiramisun duke njomur biskotat në shurup dhe bëni një shtresë në një tavë,sipër tyre shtroni një pjese nga kremi me maskarpone dhe sipër kremit një shtresë me luleshrydhet e prera në kubikë,përseri biskota të njoma me shurup,krem me maskarpone dhe luleshtrydhe e kështu me radhë derisa shtresa të dëshironi.Sipërfaqja duhet të jetë me biskota dhe krem maskarpone.Dekorojeni me luleshtrydhet e plota të prera në formën që dëshironi dhe vendoseni në frigoriferë të paktën për 3 orë para se ta konsumoni.
Shërbejeni të ftohtë.
Ju befte mire 🙂