Tiramisu me krem limonçelo dhe luleshtrydhe
Limonçeli është një liker alkolik me arom limoni.
250 gr maskarpone
300 gr luleshtyrdhe
20 biskota savoiardi ose pavezini
2 lugë sheqer normal
40 gr sheqer pluhur
2 limona
3 të verdha veze
60 ml liker limonçelo
Lani luleshtrydhet dhe pritini në copa të vogla.Shtoni lëngun e 1 limoni, 1 lugë nga sheqeri normal dhe lërini në frigorifer.
Përgatisni kremin duke rrahur vezët me sheqerin pluhur dhe 30 ml linomçelo.Kur të keni një masë shkumoze shtoni maskarponen dhe rrihini përseri.Trasferojeni në një qese e pastiçerie dhe lëreni në frigorifer.
Përgatisni shurupin ku do të njomin biskotat duke tretur në zjarre 1 lugë sheqer normal me një filxhanë kafeje ujë,shtoni lëngun e një limoni dhe pjesen tjeter të mbetur të limonçelos,sapo të marri val,hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Pasi i keni përgatitur të gjithe përbërësit formoni tiraminsu-n duke njomur biskotat te shurupi,i vendosni në fundit e gotës,bëni një shtres me krem dhe shtoni luleshtrydhet në copa.Mundë ta përgatisni dhe në një tavë drejkëndore.Unë e kam dekosur sipër me salsë karameli dhe biskota të plota.
Lëreni të pushoj në frigorifer rreth 2-3 orë para se ta shërbeni.
Ju Bëftë mirë 🙂