Tiramisu me ananas
Sot një postim për një tiramisu të freskët e cila mund jet ëmbëlsira mbasë një darke peshku sepse freskia dhe aciditeti i ananasit pastron shijen.
2 kuti me komposto ananasi
5 lugë sheqer
3 vezë
350 gr. maskarpone
rreth 20 biskota savoiardi
Në një enë rrihni sheqerin me të verdhat e vezëve, shtoni dhe maskarponen dhe përzijini përseri.
Të bardhat e vezëve ju shtoni pak kripë dhe formojini derisa të bëhen shkumë, bashkojini me kremit. Përziji mirë kësaj rradhe me ndihmën e një spatule kuzhine që mos të prishim balancimin e dy kremërave (maskarponen me vezët shkumë) ngadalë në mënyrë që të perfitoni një krem sa më të butë.
Prisni ananasin në copa të vogla dhe disa copa ruajini për dekorin e sipërm, lëngun e tijë ruajeni pasi na duhet për të ngjyer biskotat.
Njomini biskotat savoiardi nga të dy anët në shurupin dhe bëni një shtres në një tavë prej qelqi. Pasi keni vendosur shtresën e parë të biskotave, shtroni një shtres kremi dhe sipër shtoni ananasin e prer në copa të vogla dhe kështu me rradhë deri në fund.
Sipërfaqen dekorojeni me rrathët e ananasit dhe lëreni të pushojë për më shumë se dy orë.
Ju befte mire 🙂