Tik tak tik tak… kemi surpriza!
Po afrojnë orët e fundit për këtë vitë për ti lën vendin një viti të ri. Secili prej nesh ka bërë plane, ka hedhur në letra objektiv te rinjë, ka vendosur të kthej faqe për të lën çdo gjë mbas shpine për të filluar një vitë të ri. E në këto orë të fundit që po na ndajnë, përpara se të trokisni gotat me njerzit tuaj të zemres doja të bëja disa falenderime të veçanta dhe tju tregoja diçka më shumë për veten.
Dua tju falenderoj të gjithve një nga një…. dua të falenderoj ty ….po, pikërisht ty që po me lexon në këto momente, dua te falenderoj ty që më ke ndjekur përgjat këtij viti. Ty që ke shpërndarë postimet e mia apo ke përveshur duart për të gatuar një recet. Të falenderoj ty që më ke komentuar në çdo post, më ke dhënë zemër me çdo “like” tëndin. Ju Falenderoj nga zemra që keni hecur përkrah meje. Gëzuar !
Mua më quajnë Uarda, por të gjithë më njohin si Ada ose më saktë “Adda’s All”
Është e vështirë të flasësh për vehten por do mundohem t’ju a përshkruaj për të më kuptuar sa më mirë.
Vij nga një familje e thjeshtë Tiranase.
Kam mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe gjatë studimeve jam marrë më një mori aktivitetesh të tjera për të formuar sa më mirë profilin tim.
Çdo gjë që ka të bëj me krijimtarinë unë mendoj se e kam pasur gjithmon si virtyt të fshehur brënda meje, por ky virtyt u zhvillua më shumë kur lash mbrapa formimin tim për tju dedikuar jetës familjare, këtu dolën në pah disa pasione që më rrinin të fshehura në unin tim.
Unë e dua fotografinë, udhëtimet, kafshët, librat, gatimin, më kujtohet se këtë të fundit e kam adhuruar që kur isha e vogël dhe krijoja pjata me të vetmin libër kuzhine që kishim në shtëpi. Shumë përbërës nuk i njihja por i shënoja për ti gjetur më pas në biblotekën e shkollës.
Pse pikërisht gatimi do më thoni ju?!
Sepse ndoshta ngaqë I bëj naze ushqimit….. , ndoshta sepse nuk besoj tek të ushqyerit si diçka për të mbushur barkun, por si diçka që të bën të lumtur në çdo kafshat të tijë. Sepse të gatuash është kaq bukur dhe të fal kaq shumë dashuri.
Kjo jam unë për çdo pjatë, kur krijoj receta duke shtuar diçka nga vetja ime dhe ndjehem mirë kur në sytë e atyre që shijojnë ushqimin tim shikoj “Lumturinë e të shijuarit”.
Udhëtimet e shumta që kam bërë më kanë pasuruar shumë botën e gastronomisë, më kanë rritur shijen dhe mënyrën se si të ushqehem, duke kërkuar çdo ditë e më shumë vlerat dhe shijet më të mira për organizmin.
Këto njohuri që kam përfituar, i ndaj me lexuesit e mi për ti informuar edhe ata rreth produkteve dhe pjatave që deri dje ne as emrin nuk j’ua njihnim.
Këto janë pasione të cilat unë jam mësuar nga praktika ti ndërthur me njëri -tjetrin dhe për të cilat mund të them me plot gojën që s’bëj dot më pa ato.
Mbase kjo kam qënë gjithmon, mu desh shumë kohë ta kuptoja veten dhe më në fund gjeta rrugën time por jo fundin e saj.
Për mua ky është një fillim që e ndaj çdo ditë online në webin “addasall.com” për më shumë se dy vjet tashmë.
Ku do jem unë në të ardhmen?! Mendoj para sobës e sapo kthyer nga udhëtimi i rradhës duke mbajtur një libër në dorë dhe me tjetrën duke përzier ushqimin që po gatuaj
Ose në ndonjë stand librarie duke firmosur librin tim të radhës. Të parin do ta keni shumë shpejt në duar.Po po e lexuat mirë, tashmë ai ka lënë “furrën” e shtëpis time dhe ka marrë rrugën drejt botimit ndaj rrini në gadishmëri. Fillimi i 2015 ka surpriza të bukura dhe unë jam kaq e emocionuar sa më ska. Përkrah librit po merrem dhe me një tjetër projekt të cilin do jua bëj shumë shpejtë me dije.
Ç’tju them më. Gëzuar dhe Faleminderit që jeni këtu me mua!