The One plus One – Jojo Moyes
Tashmë shkrimtarja britanike Jojo Moyes po kthehet në shkrimtaren time të preferuar. Nëse doni histori të bukura, argëtuese ku qan dhe qesh njëkosisht besoj se kjo shkrimtare di ti sjelli më së miri. Pastaj ne femrat vdesim pak për histori dashurie me fund të lumtur 😛 I till është dhe libri që do ju flasë sot. Nuk e di nëse është përkthyer në shqip, pasi kam shumë pak informazion rreth botimeve në shqip dhe më sëshumti të gjitha infot për përkthimin e tyre i marr nga ndjekset e mia në facebook dhe instagram.
Historia të mban të lidhur mbas çdo faqe dhe unë e kam lexuar për dy ditë.
Një familje kaotike, një nënë me dy fëmij, një vajzë e vogël që adhuron numrat dhe matematikën, një djalë që vuan bulizmin dhe një i huaj i sjellshëm që hyn paprittur në jeten e tyre. Për mos harruar qenin e familjes që do ta doni dhe ju.
Përshtypjet e mia, një libër që ja vlen për tu lexuar jo se do zbuloni teorit shkencore apo do zgjuarsoheni më shumë po ta lexoni por do ju kthehen ndjenjat humane se njerzimi ka akoma vlera, se kush bën mirë gjen mirë…
….dhe nëse do bëhej film do ishte një super film 😉