Të gatuash në pjatalarëse
Është një teknik që thonë ka lindur në Spanjë por shtrirjen e madhe dhe të menjëherëshme e mori nga Amerika. Dhe une e besoj që një gjë kaq të çudiçme e mbi të gjitha për të kursyer energji dhe kohë vetem amerikanët mund ta shpiknin. Teknika është e thjeshtë dhe praktike dhe mbi të gjitha e shëndetshme sepse nuk kërkon yndyrna dhe ushqimi ka shijen e njëjtë si kur gatuhet në avull.
Në Europ është bërë një përllogaritje për ata që e praktikojn këtë metod arrijnë të kursejnë 100 euro çdo muaj.
Të kuptohemi që bëhet fjalë të gatuash ushqime si perimet, fileto, peshkun që ju jua merr mëndja që në ciklin që ju jeni duke larë pjatat këto do bëhen. Se nëse mendoni të fusni aty një pulë të tërë më shumë do shpenzoni energji duke e ndezur pjatalarësen dy herë ose më tepër.
Jan 3 hapa që duhet të dini për gatimin e ushqimit në pjatalarëse, pik së pari duhet të njihni mirë temperaturën e lavapjatës tuaj, perimet e forta dhe mishërat e kuq duan ciklin komplet që është temperartura te 65°, perimet më pak të forta, si asparagu, kungulleshkat etj ose filetot e pulës dhe të peshkut mjaftohen dhe me ciklin ekonomik. E kështu me rradhë.
E dyta më e rëndesishme është ena ku do gatuhen, duhet një tas qelqi ose kavanoz i mbyllur ermetikishtë që mos rrezikoj të futet asnjë pik uji me ilaç. Pikërishte gatimi në të duhet bërë tek lani enët, që të kursehet, kjo ka qën qëllimi kryesor i shpikjes së tij. Ose të gatuani në qeset qe ju hiqet ajri dhe izolohen me atë makinerin e posaçme, besoj e keni parasysh për kë behet fjalë.
Dhe e treta e rëndësishme është argëtimi, nuk ju duket dhe ju kaq gazmore të gatuani me të?