Tave turli me mish
Nje menyre tjeter per te sjelle turlin tone te shijshme.E pergatitur per furre perimet nuk prishin formen e tyre dhe jane me pak te yndyrshme.
PERBERSIT: per 6 persona
300 gr mish viçi tul dhe kocka
3 patate
1 finok
1 qepe e bardhe
2 thelpinje hurdher
1 patellxhan
2 karrota
2 kungulleshka
2 speca jeshile
majdanoze ose koper
kripe dhe piper i zi
rigon
gjysem gote vere te bardhe.
pak vaj ulliri
300 ml lenge me konçentrat vegjetale ose mishi.Rreth 3 gota
PERGATITJA:
Lani dhe i prisni te gjitha perimet ne copa te medha dhe ne nje ene me ane te larta qe eshte e pershtaçme dhe per furre i kavardisni bashke me copat e mishit te prera.Shuani me vere te bardhe dhe regullojme me kripe dhe piper te zi,Shtoni lengun vegjetal ose prej mishi hurdheren e shtypur ,pak rigon dhe e vendosim ne furren e nxehur me pare ne 220°.(Mund ti pergatisni ne fillime ne nje tigane qe nuk ngjite dhe pastaj te gjitha perimet ti trasferoni nenje tepsi me ane te larta qe mos tju derdhet lengu.)
Lereni derisa lengu te filloje te perthahete duke e lene aq te lengeshme sa te deshironi.Ne funde shtoni koperin ose majdanozin e grire imet.
Sherbejeni te nxehte.
Ju befte mire 🙂