Tave Peshku me Perime
Peshku qe perdora quhet Fragolino Pagello dhe eshte nje lloje krapi deti.Ju munde te perdorni cdo lloje peshku qe deshironi.
PERBERSIT:
Rreth 2 kg peshk
2 speca jeshil
1 i verdhe
2 kungulleshka
1 finoke
2 presh
nje dore ullinje
feta limoni
2 thelpinje hurdher
kripe dhe piper i zi
nje tufe e vogel majdanoz
PERGATITJA:
Pastroni peshkun dhe lajeni mire.Bejini dy te prera ne trupe dhe vendosni dy feta limoni.Brenda mbusheni me disa feta limoni dhe hurdhere.Kriposeni si brenda dhe jashte.Nderkohe lani dhe pritini perimet ne copa te medha.Ne nje tepsi me leter furre poshte vendosni peshkun,rradhitni perimet,shtoni kripe dhe piper te zi,ullinjte dhe majdanoze te grire.Sperkatni me vaj ulliri dhe vendoseni te piqet ne furren e nxehur me pare ne 220 gr per 20-30 minuta.Perimet duhet te rezultojne krokante dhe jo te qullura.
Sherbejeni menjehere.
Ju befte mire 🙂