Tavë kosi ose Tavë Elbasani
500 gr mish qingji kofsha ose shpatulla
700 gr kos shtëpie
100 gr. gjalpë
3 vezë
1 filxhan kafe oriz
2 lugë miell
kripë dhe piper i zi
Zieni mishin me pak kripë. Kur te jet gati hiqeni dhe vendosni në një tepsi (më mirë nëse do të ishte prej balte) me disa copëza gjalpë, pak kripë dhe piper të zi. Piqeni në 200° derisa sipërfaqa e tijë të jet thekërisur. Veçmas skuqni me pak gjalpë miellin sa të zverdhet, shtoni nja 3 gota nga lëngu i mishit që zievëm dhe orizin. Lëreni mbi zjarrë derisa salca të trashet.
Rrihni vezët dhe shtoini te kosi, shtoni dhe salcën me miell, provoni nëse ka nevojë akoma për kripë. Këtë mase me vezë dhe kos hidheni sipër mishit, shtoni copëzat e gjapit të mbetur. Vendoseni në furrë te mesi i saj me derën e hapur në menyre që kosi të ngrohet avash avash e mos të pritet, pas disa minutave mbylleni derën plotësishte dhe lereni të piqet derisa në sipërfaqe të dali gjithë yndyra. Lëreni të ftohet disi dhe shërbejeni.
Shënim: mishin mund ta copëtoni para se ta fusni në furrë.
Ju bëftë mirë:)