Tarteleta me krem pastiçerie dhe fruta pylli

Per brumin bazë Sablé “ështe i ngjashëm me pasta florën”
500 gr miell 00
250 gr gjalpë i ftohtë
3 të verdha veze
200 gr sheqer
pak vanilje
Brumi Sablé ka origjinën francese dhe përkthehet “brumë i shkërmoqur” ose ranor.Proçedura është shumë e thjesht.Proçedura më e rëndesishme për te ndjekur është shkermoqja e brumit.Ndajë këshillohet që të përdoret mikseri ose brumatriçia.
Miellin dhe gjalpin shumë të ftoht të ndarë ne kubiki Perziejini mirë derisa të perfitoni mas të shkermoqur pastaj hedhni sheqerin,te verdhat e vezëve dhe vaniljen.rrihini përsëri sapo të formohen të gjithë përbërsit .Brumi duhet të rezultoj i fortë.Mbeshtilleni me qese trasparente dhe lëreni të pushoj në frigorifer për rreth 2 orë.Ose në ngrirje për 1 orë.
Pasi kaloj kjo kohë.Shtrojeni brumin me pak miell me ndimën e hokllais dhe prisni forma në madhësin e tortierave të vogla në mënyrë të till që të mbuloj gjith anët e mini tortieres.Vendosni një letër kuzhine sipër brumit në fundin e tortieres dhe hidhni në të fasule të thata.Kjo proçedur ndihmon brumin mos të fryhet dhe të krijojë një formë shporte.Piqeni në furrën e nxehur më parë në 160° për 30 -40 minuta.
Ndërkohë përgatisni kremin e pastiçeris
Lani dhe pastroni mirë frutat e pyllit që keni zgjedhur sipas dëshirës.Kur tarteletat të jenë pjekur lëreni të ftohen disi dhe mbushini me kremin e pastiçerisë dhe sipër rendisni frutat e pyllit sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë 🙂