Tarator
Duke përgatitur pjata të reja ,harrojmë të përgatisim gjerat më të thjeshta që kanë shoqëruar kuzhinën shqipëtare ndër vite.Kshu ndodhë dhe me taratorin që në vetvete eshtë një pjatë e lehtë dhe shumë freskuese.
1 trangull
1 vazo me kos
1 hurdhër
kripë sa mjafton
2-3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Grini me rende trangullin e qëruar dhe hurdhrën.Përzijini me kosin,rregulloni me kripë dhe vaj ulliri.Përzijeni dhe shërbejeni të ftohtë.Sipas dëshirës mund ta aromantizoni me koper ose mënder të freskët
Ju befte mire 🙂