Szarlotka -Torta polake me mollë
Dhe kjo si shumë torta ka variantet e saje të ndryshme.Szarlotka,torta polake me mollë është një tortë ideale për çaj,ose kafe dhe konsumohet si i ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.Unë e solla në versionin e sajë me klasik ashtu siç e kam provuar nga një polake.
PERBERSIT:
3 gota uji miell 00
100 gr gjalpë i ftohtë
1 vezë
2 lugë kafeje maja pluhur për ëmbëlsira
1 gotë sheqerë
16 gr vanilje (1 pako)
për mbushjen:
1 kg mollë
lëngu i 1 limoni
i filxhanë kafeje sheqerë
2 lugë të vogla kanellë
PERGATITJA:
Hapi i parë që duhet të bëni është të krijoni brumin të tipit frolla për këtë tortë.Me mire nësë e pergatisni ne robotin e kuzhines ose ne mikser me heliken kallçuku duke shtuar gjalpin e ftohtë në kubikë,sheqerin,miellin,vaniljen,pluhurin e ëmbëlsirave.Përziheni deri sa të formohet një mase e shkrifët,shtoni vezët dhe punojeni derisa të formohet një tope.Hiqeni brumin dhe ndajeni në dy pjese.Njëren pak më të madhe se tjetra,Mbështilleni me qesen e kuzhinës,dhe pjesen me të madhe vendoseni në frigorifer te fresku,pjesën më të vogël te ngrirja,të dyja për 30 minuta.
Pastroni mollët,grijini në rende ose imët me thikë.Vendosini në një enë me lëngun e limonit dhe shereqin.Lërini të gatuhen në zjarrë të avashet derisa ta kenë përthare gjithë ujin e tyre,Shtoni kanellën dhe lëreni të ftohet.Vishni një tortiere me letër furre.Hapni petën e brumit pak më të madhe se diametri i tortierës.shtrojeni në të dhe shponi fundin me pirunë.Shtroni sipër masën me mollë duke e niveluar me ndihmën e një lugë.Merrni nga ngrirja pjesën tjetër të brumit dhe grijeni me rende sipër tortës.Kini parasyshë që duhet të mbulohet e gjithë siperfaqja me brumin e grirë.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur me parë në 180° për 30-40 minuta,ose derisa shikoni që siperfaqja e tortës është e kuqerremtë.
Sipas dëshires mund ta spërkasni sipër me sheqerë pluhur,shërbehet me pana pastiçerie por dhe ky opsion varion nga shijet.Siç e thash dhe më lartë shërbehet si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.
Ju befte mire 🙂