Supë pule – supa shëruese
Kështu e quaj unë këtë supë , shëruese. Është e vetmja supë që më ngre në këmb kur më zë gripi. Për të ju duhet një pulë ose zog fshati që ta bëjnë lëngun më të mirë.
gjysëm pule fshati ose pjesë të ndryshme kofsha, gjoks etj
1 qep
2 karrota
1 deg selino
1 limon
2 lugë miell
kripë dhe piper i zi
majdanoz ose barë qepe “çivez”
1 lugë gjalpë
Ndani pulën në copa dhe vendoseni të ziej në ujë të bollshëm me qepën, karrotat dhe selinon me pak kripë. Lëreni të ziej për rreth 1 orë derisa mishi të shkëputet lehtësishtë nga kocka. Pastaj hiqni copat e pulës pastrojeni nga kockat dhe lëkura dhe tulin vendoseni në mikser. Bluajeni me pak lëngë derisa të bëhet një krem. Ruajeni këtë krem për një tjetër hap të recetës. Filtroni dhe lëngun dhe ruajeni mënjanë.
Tani skuqni miellin me pak gjalpë derisa te zverdhet paksa dhe shtoni në të lëngun e pulës, përzijeni që mos ju bëhet me kokriza, shtoni dhe kremin e mishit që bluam. Përzijeni mirë dhe rregulloni me kripë dhe piper të zi. Lëreni të ziejë në zjarrë të avashët derisa të ajkoset dhe të bëhet e shijshme. Shërbejeni të nxehtë me lëngë limoni dhe majdanoz të grirë imët nëse dëshironi. Unë e shërbeva me barë qepe “çivez”
Ju bëftë mirë 🙂
SHËNIM: Supës mund ti shtoni dhe pana për ta bërë më kremoze por unë sdo jua këshilloja pasi më duket sikur i maskon shijen. Nëse doni ta përgatisni për fëmijët mos i shtoni piper të zi dhe në vëndë të kripës mund ti shtoni djathë bebe.