Supe pule e prere me veze dhe limon
Në këto kohë të ftohta dimri ku gripi është gjithmonë nëper këmbë, është e vetmja që të ngre në këmbë dhe të bënë të ndihesh ngrohtë.
PERBERSIT: për 4 persona
pjes pule (kofsha ,krah,gjoks)
1 karrot
1 kungull
1 vez
1 limon
majdanoz
pak gjalp
krip dhe piper te zi
1 qep
1 deg selinoje
1 patate vogel
PERGATITJA:
Në një ene të bollshme zijeni copat e pulës me 1 qep,1 karrot dhe degën e selinos në 1 litër ujë reth 1 orë.Më pas filtroni lëngun e përfituar dhe coptoni mishin e pulës nga kockat.Ruajeni mënjanë.
Prisni në kubike shumë të vegjël karrotën e mbetur,kungullin dhe pataten,shtoini në lëngun e pulës dhe vërini përseri në zjarrë për 15 minuta derisa perimet të jen zier.Shtoni pak gjalp dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla.Shtoni pak ujë nëse ka nevojë sepse supa nuk duhet të rezultojkremoze por jo e trash.Kriposeni dhe regulloni me piper të zi dhe majdanozë të grire imët.
Ndërkohë rrihni një vez me lëngun e limoni.Hiqeni supën nga zjarri dhe priteni me vez dhe limon.Përzijeni shpejtë në këte mënyre veza do gatuhet por nuk do mpikset.
Shërbejeni të nxehtë.
Ju befte mire