Supë me thjerza dhe perime
Kjo nuk është një supë e thjeshtë me thjerza dhe perime por është një supë me gjithë aromat e Orientit.
300 gr. thjerza të lëna më parë në ujë të ftohtë
2 karrota
2 kungulleshka
2 patate
1 qep
4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
1 thelpi hudhër
1 lugë të vogël tumeric
1 spec djegës të thatë
1 lugë të vogël suzam
1 lugë të vogël fara qimnoni
disa degë trumëz
1 litër lëngë vegjetale ose ujë
kripë dhe piper i zi
Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me 2 lugë vaj ulliri. Shtoni dhe perimet e prera në copëza shumë të vogla dhe thjerzat. Kaurdisini për disa sekonda që perimet të lezetohen me vaji, shtoni pak kripë dhe piper të zi, gjethet e trumzës, ujin dhe tumericën.
Vendosni kapakun dhe lërini të ziejë në zjarrë të ulët derisa supa të ajkoset.
Ndërkohë vendosni 2 lugë vaj ulliri të aromantizohet me specin djegës, shtoni farat e qimnonit dhe suzamin. Lëreni të aromantizohet vaji dhe hiqeni.
Kur supa të jet gati shërbejeni të ngrohtë me pak vaj me fara suzami.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |