Supe me thjerza dhe limon
Ne Arabi quhet Shorba-al Adas,por kjo sup perdoret pothuajse gjithandej ne boten myslymane.Dhe meqe dimri po i le vendin kohes se nxeht vendosa ta pergatis dhe pse mua kjo sup me pelqen me shum e sherbyer e ftohte.
PERBERSIT: per 4 persona
160 gr thjerza
lengu i nje gjysme limoni
800 ml uj
1 hurdher
1 karrot
gjysem qepe
2 lug vaj ulliri
krip
nje maj luge te vogel qimnon (cumino) ne munges mund te perdosni pak curry (kerri)
PERGATITJA:
Lani thjerzat dhe thahini me nje leter kuzhine.Grini qepen,karroten,dhe hurdhren dhe kaurdisni me 2 lug vaj ulliri ,shtoni dhe thejrzan kaurdisini dhe ato per pak minuta dhe shtoni ujin,Lerini te ziejn ne zjarr te avashet me kapak te mbyllur derisa thjerzat te jen plasur.I jepni nje te grir te shpejt me grirsin me imersion,Duhet te kemi nje krem jo shum dens me thjerza te formuara.Regullojeni me krip dhe shtoni qimnonin(cumin)dhe lengun e limonit.
Une sherbej gjithmon me buk te thekur me rigon
Ju Befte mire 🙂