Supë me rukola, avokado dhe domate
Një supë detoks me gjithë të mirat brënda. Nëse pëlqeni shijen e hidhur të rukolës do ta pëlqeni dhe këtë supë, avokado i shton kremozitetin ndërsa domatja i jep freskin e duhur.
300 gr. Rukola
1 avokado
Një dorë domate të vogla
2 lugë vaj avokado ose vaj ulliri ekstra i virgjër
Pak kripë dhe piper të zi
2 qep të njoma
1 thelpi hudhër
750 ml. Lëng vegjetal ose ujë
Një tuf e vogël borzilok
Lani rukolën dhe thithjani ujin e tepërt me beze kuzhine. Prisni qepën dhe hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset, shtoni dhe rukolën dhe kaurdisini sëbashku për pak minuta. Pastaj kriposeni dhe shtoni piper të zi. Shtoni dhe ujin dhe lëreni të ziej për 15-20 minuta.
Qëroni avokadon dhe prisni domatet në dysh. Shtoini te rukola sëbashku me disa gjethe borziloku dhe bluajeni me grirësin në zhytje derisa të bëhet një mas e kremtë. Provojeni nëse ka nevojë për akoma pak kripë dhe piper të zi.
Shërbehet si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.
Ju bëfte mirë 🙂
Submit your review | |