Supë me presh, miell misri dhe patate
Pak nga pak po i themi lamtumirë verës dhe për këtë vitë duke hyrë zyrtarishtë në sezonin e supërave. Vjeshta është e gjitha një parad për to 🙂
Sot po ju sjell një rivizitim të supës me presh dhe patate duke e pasuruar me një sër shijesh.
2 presh me gjithë gjethet
gjysëm qepe
2 patate
2 lugë miell misri
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
Pak kripë
1 lugë e vogël me xhenxhëfill të grirë me rende ose pluhur xhenxhëfilli
800 ml. lëngë vegjetal ose ujë
1 gjethe dafine të freskët
2 gota qumësht
Pjesa tjetër
pak vaj ulliri
1 lugë e vogël me piper të kuq
disa feta buke
1 lugë e vogël paprika
bajame të coptuara
fleta preshi
gjethe trumëze
Prisni në copa të mëdha preshët me gjithë gjethe, qepën dhe patatet dhe vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit. Rrijini mbi kokë duke i përzierë herë pas here që mos ju digjen pasi preshi kur digjet merr shije të keqe.
Kriposini shtoni dafinën, xhenxhefilin dhe lëngun vegjetalë dhe lëreni të ziejë e mbulur me kapak për 15-20 minuta në zjarrë të ulët. Kur të jete gati hiqni gjethen e dafinës dhe bluajeni me grirësin në zhytje derisa të bëhet një krem homogjenë.
Ndërkohë vendosni të shkrijë gjalpi dhe shtoni miellin e misrit, përzijini sikur po bëni një beshamel. Skuqeni paksa shtoni pak kripë dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni brënda qumshtin dhe përzijeni shpejtë e shpejtë që mos ju bëhet me kokrriza dhe shtojeni te supa. Përzijeni përsëri derisa përbërësit të lidhen dhe lëreni akoma mbi zjarr derisa të ajkoset.
Ndërkohë prisni në kubikë fetat e bukës dhe vendosini të thekërisen në një tiganë me fund që nuk ngjitë. Shtojini dhe pak vaj ulliri. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.
Përzieni nja 2-3 lugë vaj ulliri me piperin e kuq.
Ndajeni supën në tasa dhe shërbejeni me copëzat e bukës së thekur, vajin pikantë, fletët e preshit të grira imët, gjethe trumëze, bajamet e grira dhe pluhëroseni me pak paprika.
Shërbejeni të nxehtë.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: natyrishtë që kjo supë është dhe për fëmijet me heqjen e disa përbërësve pikante si speci i kuq ose frutave të thata si bajamja nëse atyre sju bën alergji.
Submit your review | |
Një recetë shumë e shijshme
Do ta provoj patjeter kete recete!
Do e bej patjeter sidomos kur tme vije vjehrra se ajo ha supra shume ahahhaha