Supe me merluc te thate
PERBERSIT:
250 gr merluc te that
1 qep
1 spec i kuq
250 gr domate pa lekur
disa kokrra ullinje
1 spec djegs
vaj ulliri
piper i zi
2 thelpinje hurdher
2 flet dafine
majdanoz i grir holl
vere e bardh per shuarje
1 garuzhe leng vegjetal ose leng peshku
Pergatitja
Si fillim lejm merlucin ne uje te pakten 3 ore perpara (me mire nese e lem nje dite te plote) duke ja ndruar ujin shpesh,pas kesaj kohe i heqim lekuren dhe i pastrojm ndonje hal qe ka mbetur,e presim ne copa te vogla.
Vendosim vajin te aromantizohet me hurdhrat dhe specat djeges.Pastaj shtojm merlucin dhe e skuqim deri sa te marri pak ngjure,e heqim nga ena ku po e skuqim.Grijm qepen imet dhe specin dhe i shtojm ne te njejten ene qe aromantizuam vajin dhe merlucin.I kavardisim per disa minuta dhe shtojm perseri ne ene merlucin dhe i shuajm me vere e bardh.Kur vera te avulloj shtojm domatet e qeruara nga lekura te grira imet,ullinjt e grir,fletet e dafines dhe nje garuzhe me leng vegjetal ose peshku,i mbulojm me kapak dhe ulim zjarrin duke i len per 20 minuta,Ne fund shtojmmajdanozin e grir imet dhe pak piper te zi.Sherbehet e nxeht me buk te thekur
Ju befte mire 🙂