Supë me mel
Një recet për fëmij nga 2 vjeç e sipër pasi është dhe me copa pule por nëse e doni për më të vogël copat e pulës mos i shtoni ose mund ti grini në pure. Dhe nëse e doni dhe për vete në fundë shtoini pak piper të zi dhe lëngë limoni dhe do ju ngrohë shpirtin sidomos tani që vini të lodhur nga puna.
një dorë mel
1 kofshë pule
1 qep
1 karrotë
pakëz kripë ose 1 lugë djathë parmixhano
1 lugë vaj ulliri
Vendosni mishin e pulës të ziejë në ujë të bollshëm me qepën dhe karrotën dhe pak kripë. Lëri të ziejnë derisa mishi të shkëputet lehtësishtë nga kocka. Kulloni lëngun dhe ruajeni mënjanë. Mishin copëtojeni në pjesë shumë të vogla dhe shtojeni te lëngu sëbashku me melin dhe vajin e ullirit. Vendoseni përsëri në zjarrë derisa meli të ziejë, i duhen rreth 20 minuta.
Ju bëftë mirë 🙂
PS: nëse nuk doni të përdorni kripën për fëmijen tuaj në fund të përgatitjes zvëndësojeni atë duke i shtuar supës 1 lugë djathë parmixhano të grirë.