Supe me kokë peshku dhe perime
Një sup me shumë shije.Sot në kuzhinën time supa me kokë peshku.
PERBERSIT: për 4 persona
1 kok peshku (e imja ishte qefull i egër)
1 kungull
1 karrot
1 qep
1 patate
1 tufe e vogel majdanoz
1 degë selino
disa gjethe dafine
1 limon
pak vaj ulliri
pak brokoli
kripë dhe piper i zi.
PERGATITJA:
Vendosni kokën e peshkut të ziej një ujë te bollshëm duke i shtuar pak kripë,një qep të prerë në mes dhe gjethet e dafinës.Lëreni të ziej në zjarrë të avashet për rreth 30-40 minuta.Hiqeni kokën e peshkut dhe ruajeni mënjanë.Filtroni lëngun e përfituar.
Ndërkohë prisni në kubikë të vegjël të gjitha perimet.Kavardisini pak minuta me vaj ulliri dhe i shtoni te lëngun i peshkut.
Qëroni pjesët e ngrënshme të kokës të cilat janë tuli i mollzave dhe pjesa mbrapa kokes deri lartë.shtojini dhe keto te perimet dhe lengu.Lërini të ziejnë derisa perimet të jenë gati,Rregulloni me kripë dhe piper të zi,pak lëngë limoni dhe majdanozë të grirë imët.Shërbejeni të nxehtë.
Ju bëfte mirë 🙂
Ju falenderoj për informacionin , ju u bëtë shkak që gatuan koka peshku , ne gjithë kohën kokat e peshkut i hedhim poshtë .